OPINIONE

BASHAR Al ASSAD  PLOGËSHTOI   DIPLOMACINË NË LINDJEN E MESME

(Teksti është nga Arkivi i dt. 27.12. 2012)

Qeveria Turke nuk e posedon korkodancën e reputacionit që kishte vitin e kaluar.

Diplomacia turke u telendis para diplomacisë iraniane dhe jeton në shtratin e mjerimit sa i përket orvejtjeve për të u penetruar në politikat Lindjes së Mesme si lider me përgjegjësi dhe pasoja.

Vitet e kaluara reputacioni ndërkobëtarë i Turqisë ishte në rritje dhe avantazh, ashtu që ktyeministri i Rexhep Tajib Erdogan glorifikohej në shumë shtetetë Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.

Mirpo kohës së fundit na shqetson situata në masakrën e Sirisë , Turqia sikur është duke u përballur me një sprovë e cila e detyron Turqinë të merr hapa të reja diplomatike në zgjidhjen e problemit ushtarak që ndërmer Beshari pa turp ndaj banorëve të Humsit.

Qeveria turke në asnjë moment nuk duhet të haroj përfaqësimin e saj si një shtet me ndikim në botë.

Ahmed Davutogly , nuk duhet të dyshoj në angazhmanin diplomatik që posedon Turqia dhe në çdo moment pritet që ky angazhim i diplomacicë turke të reflektoj në evitimin e dhunës që ushtron Beshari, nuk themi ndaj popullit të vet, por ndaj popullit Sirian , sepse sikur të konsideronte si popull të tij popullin Sirian ai nuk do të përdorte dhe keqpërdorte masat më të egra gjatë intervenimit për të qetsuar aspiratat shumë reale të kryengrytësve në Siri dhe mjetet e shtetit dictatorial.

Populli i Sirisë si populli i vjetër dhe i lashtë me Damaskun e vjetër njhet si një civilizim me një epistemilogji , aksiologji dhe filozofi që ka kontribuar në spektrin ndërkombëtarë dhe që njeh thesarin e civilizimeve krishtere , hebre dhe islame dhe së fundi kanë përjetuar me suksesë edhe kolonializmin sistematik europjan, andaj defakto nuk meriton që klani i Latakisë të bastardoj kërkesat intelegjente dhe humane të popullit Sirian.
Turqia në krye me Ahmed Davutoglyin nuk duheshte të ndërpres fushatën e nivelit ndërkombëtarë dhe mbajtjen e Koferencave për promovimin e aspiratave dhe mirkuptimin e gjendjes në Siri.

Autoritetet turke, pra vizitat e vitit të kaluar që patën sukses dhe rritën imazhin dhe reputacionin e turqisë si shtet me ndikim në rrafshin ndërkombëtarë nuk lejohet ta presin si me gërshërë në sferat e promovimit e të mirkuptimit për të ndërsjellt.

Diplomacia turke me përpjekjet sinxhirorë, domosdoshmorish të ndikoj në teren.

Sepse për ndryshe kjo politikë po brengos jo vetëm qytetarët arab por edhe muslimanët e rumelisë të cilët presin një avantazh politike paqësore si anarae e NATO-s.

Diplomacia Turke për reduktimin dhe plogështinë diplomatike që vërehet në këtë vit nuk mundë të profilaksohet nga kërcënimet dhe kritikat e autoritetve të Iranit.

Rivaliteti turko-iranian daton me shekuj ,që nga sulltanët osman dhe shahët safavidë.

Në dekadat e fundit , megjithatë, rritja ekonomike e turqisë dhe shfaqja e sajë si një gjigant rajonal nën Partinë e Dejtësisë dhe Zhvillimit, apo AKP, kanë ngjallur qëndrimet e vjetra tek diplomacia e iranit.

Diplomacia turke në këtë rast duhet të mbetet e vetëdishme për apetitet diplomatike të Iranit.

Irani pa hezitura do të posesivoj në dëm të vazhdueshëm të konfliktit mes Besharit dhe Kryengrytësve në Siri për të rrit rivalitetitn dhe të drejtën e kritikave në dy pole drejt Ankarasë : sulmi i “islamit shekullar” të Turqisë dhe droja e Iranit nëse Ankaraja vepron për të jetësuar përkushtimin e vet në mbështetje të projektit të mburojës, raketorë të NATO-s. duke vendosur radarët në territorin e vet.

Turqia e Erdoganit në krye me AKP , sotë është një rezik më i theksuar për Iranin si antare e NATO-s dhe njëkohësisht si pretendent i orientuar karshi Lindjes së Mesme se sa një Turqi kryesisht properendimore.

Turqia tani ka shansën që të epërsoj në kalkulimet degjeneruese që ndërmer Irani në Lindjen e Mesme në lidhje me konfliktin në Siri dhe kështu Turqia të fitoj në projektet humanitare dhe diplomatike në Lindjen e Mesme.

Kështu që krenaria nacionaliste pseude e Besharit apo klani i Latakisë të mos përforcohet nga diplomacia retur e Turqisë por ajo të zhvillohet drejtë shkatërimit me mbështetjen e Iranit.

Irani i cili mbështet masakrat mbi masat civile aq sa për të riekuilibruar supremacinë demografike shiite vizavi asaj sunite, por aq edhe për të eleminuar frigën monitoruese dhe konvoin tregatrë Turk në Lindjen e Mesme.

Në këtë rast Turqia është në pozitë më të mire se Irani , vetëm se nuk duhet të llogaris tani konvulsionet girile ,sektare, rebele kurde në momentin kurë rezikohet ekologjia humanitare.

Ata nuk do të zhduken përderisa ekziston interi në Lindjen e Mesme, kët fenomen duhet ta ketë të qartë qeveria turke dhe kjo paradigmë asesi nuk duhet ta pasivizoj.

Me gjith se Turqia është në një luft me këta “ pandorina “ që shfritëzohen nga promovuesi i projektit bërthamorë të Iranit.

Shumë mire vërehet se irani pas luftës në Irak përsëri i trazon nga gjumi dhe nuk i le të qetë padronët e AKK-s.

Irani duhet të inkorporoj forcat humanitare të saja në zgjidhjen e konfliktit e jo të shfritëzoj gjakun e rinisë islame për penetrimin si një lider dominant në Lindjen e Mesme dhe kështu të kalohen në trajtimin e mendimit politik se këtu edhe Beshari edhe Kryngrytësit janë viktimë e apetiteve trgtare Iraniane.

Qeveria Turke si një shtet me ndikim është edhe mandatori apo Lideri legjitim për të i dhënë fundë kësaj epopje ekstarvagante nga kamarilla avangardiste beshariane –latakiane mediterane.

Qeveria turke nuk arriti të sigurojë kapacitete të vezhdueshme në spektrin politik në Lindjen e Mesme dhe për këtë na vjen keq.

Beshari me sulmet e marra ndaj kryengrytësve Sirian dëshiron të konfirmoj se aleatët e kryengrytësve janë të manipular dhe mashtruar nga strukturate ndryshme botrore e në veçanti nga projektet e qeverisë turke të udhëhequra nga Rexhep Tajib Erdogan.

Diplomacia turke me projektet e përkushtuara të saja duhet të azhuroj dhe të përshpejtoj veprimtarinë e sajë politike në rrafshin e afirmimit të politikës brutale dhe drakonike që ushtron Beshari ndaj popullit Sirian.

Kryengrytësit Sirian akumuluan energji të jashtëzakonshme duke qenë thellë të bindur se fqiu i tyre me përmasa të politikave ndërkombëtare do të asgjësoj dhe evitoj lehtë operacionet politike dhe ushtarake të Besharit .

Demolimi dhe vrasjet e përbindëshme në Homs detitrminojnë qartë një politikë dhe diplomaci të brishtë, hibernacioni dhe infantile të Tajib Erdoganit dhe Ministrit të punëve të jashtme Ahmed Davutoglly.
Kryengrytësit e Sirisë nuk kanë qenë kaq të zhgënjyer me veprimtarin e promovimit reduktues dhe suplent të diplomacisë turke.

Ata do të vazhdojnë me kapacitete tyre për të realizuar kauzën pëtfundimtare të revolucionit.

Beshari para syve të Qeverisë turke nuk nguron që të merr aksione devastuese ndaj kryengrytësve dhe të përqesh paaftësinë e diplomacisë Turke.

Këtë formë të të menduarit dhe vrojtuarit në asnjë mënyrë nuk është dashur ta lejojë Tajib Erdogani dhe Qeveria turke para syve të botës e veçanërisht pra syve të popullit musliman – arab, kur mirë u manifestua guximi i qeverisë turke dhe vizitat frekuente që i bëri Erdogani popullit arab dhe përkrahjen që iu dha Rexhep Tajib Erdoganit nga shtetet dhe popujt arab, kundruall mesazheve shekullariste që plasonte Erdogani.

Nga ky status që fitoi Erdogani pas vitit të ri nga politika impozante kapitale në promovimin e politikave debitane të papritura në lidhje me Sirinë.

Pritet që tani Erdogani intensivisht të sulmohet në promovimin e projektit shekullaris i cili parafytirohet si llahtar që gllabëron përshpirtshmërisht intelegjencën islame dhe dispozitat sheriatike.

Këta vizita rritën pulsin e suksesit dhe të entuziazmit në të gjitha shtetet arabe .

Andaj qeveria turke është dashur të jetë më e përgatitur për këtë betejë diplomatike dhe të mos lejonte që djali i diktatorit Hafizul Esat,një lider i pa përgatitur dhe pa përvojë të përqesh sotë paftësitë e qeverisë turke dhe të OKB-së për të i thënë stop lëngatave që ai zhvillon mbi popullin që dëshiron reforma dhe liri në vendin e quajtur Siri.
Muslimanët e rumelisë sikur ushqejnë bindjen se Tajib Erdogan me bumin që bëri kohëve të fundit nuk duheshte të lejonte që Beshari t’ia reduktonte fuqinë diplomatike që ai krijoi, sepse ai është afër kryengrytësve dhe obligohet që të u del në ndihmë, por edhe të mbroj popullin turk nga lufta e tërthortë që ia përgatir Irani përmes rebelëve AKK-s.

Qeveria turke është e obliguar të promovoj gjendjen në Siri dhe të ndikoj në tejkalimin e kësaj situate osciluese dhe tufane për Lindjen e Mesme .

Qeveria turke detyrohet të shfritëzoj mjetet diplomatike për ndërprerjen e gjakderdhjes së menjëherëshme në Siri për shumë arsye….

Një proverb arab thotë : “ nëse e ke shtëpinë prej qelqi mos hudh me gurë”.

Beshari nuk është i vetëdishëm për këtë proverb që në politikën ndërkombëtare luan një rrol shumë të rëndësishëm dhe, në të njëjtën kohë Tajib Erdogani kur muar për sipër që të krijoj në karierën e tijë një karavan vizitash diplomatike në shtetet arabo islame a kishte njohuri për të gjitha këta rrethana bilaterale dhe përvoja të përbashkëta diplomatike.

Nëse kabineti i tij nuk ka paracaktuar dhe analizuar këta mangësi në diplomaci , atëherë kuptohet se Tajib Erdogan në mungesë ontologjike ,epistemologjike dhe filozofike i paska organizuar të gjitha këta vizita .

Dhe shtrohet pyetja a thua Erdogani i paska lejuar vetës një avanturë të tillë diplomatike !?

Nga ana tjetër a thaua Qeveria turke paska qenë aq naive ndaj rrethanave në Lindjen e Mesme.

Nga diskrecioni dhe zbutjen e xhelozisë poashtu edhe vuarja në gjumë të këtyre apetiteve vendimtare dhe qendër-synuese që ushtronte qeveria turke në lidhje me projektin bërthamorë Iranian nuk na duket naive nga ky këndvështrim.

Për fat të keq në Koferencat e organizuara të Ministrit Turk, Davitogllu akoma nuk është aritur të inflitrohet dhe të ndikohet politika tolerante e Sulltan fatihut të madh i cili mbushi botën me toleracë barazi dhe liri.

Kërcënimet që ndëgjohen nga autoritet Iraniane në asnjë mënyrë nuk janë dashur të plogështojnë dhe të vendosin politkën dhe diplomacinë e Tajib Erdoganit në pozit detant ndaj kryengrytësve të pa mbrojtur ndërkombtarisht dhe në mënyrë direkte jo mjaftueshëm të mbështetur nga Qeveria Turke.

Shqetësimi jonë buron nga shumë arsye dimensionale politike si muslimanë të rumelisëdhe të europës .

Konkludojmë se kjo gjendje në Siri para syve dhe në afërsi shumë të ngjeshur të Qeverisë Turke nuk arrinë epillogun dhe të dridh Besharin nga froni më jo i konsiderueshëm legjitim sipas normave ndërkombëtare dhe sipas ligjit të Kur’anit se, ai i cili ka mbytur pa fajshëm një njeri sikur ka mbitur tërë njerëzimin.

Beshari po vret dhe demolon qytete e popullit të vetë të cilët me shumë mundime dhe vështirësi kanë arritur të i ndërtojnë këta qytete që nga koha kur edhe prindi i tijë i demoloi dhe i masakroi.

Kjo duhesht të ishte mjaftë për vetë popullin e Sirisë dhe këtë duhet kuptuar edhe qeveria e Iranit e cila mbështet Besharin në ushtrimin e forces joproporcionale mbi popullin e pafajshëm që kërkonin reforma dhe liri .

Në një kontekst tjetër tani do të lëvizin gjërat…
Muslimanët e rumelisë kemi pasur respekt ndaj dy shteteteve të fuqishme në lindjen e mesme siç është Turqia dhe Irani.

Është tepër difikëltli të thuhet se në këtë bastion të ngjarjeve në Lindjen e Mesme viktimë mundë të na dal edhe vetë Beshari dhe njëkohësisht Kryengrytësit e pafajshëm që mund të dalin dhe përfundojnë pa suksesë , përballë tregut të fuqishëm të dy forcave të mëdha në lindjen e Mesme , njëra me projekt bërthamor e tjetra antare e NATO-os.

Ne si musliman të rumelisë me një mendësi të brisht nuk mundemi të besojmë se kjo mundet të ndodh , dhe ne vazhdojmë të afirmojmë bindjen se me tëvërtet nuk mundë të ndodh një gjë e tillë !?
Ne akoma mendojmë se edhe shteti islamik i Iranit edhe figura markante e Tajib Erdoganit nuk do të lejojnë këtë gaf apo dhimbje para syve të botës.

Sigurisht se dy forcat me renome dhe reputacion në botën Isalme dhe ate ndërkombëtare nuk do të pajtohen që figura lokale dhe paternaliste e Besharit al Asad të rrënoj imazhin dhe vlerat që ata posedojnë gjatë historisë së njohur të Sulltanatit Osman dhe Shahut Safavid.

Autorë:
Taxhudin Hamidi

Related posts

Komplikacionet e sigurisë në Gadishullin Arabik nga sulmet terroriste të Lëvizjes Houthi në Jemen

Gjyla Halili

Konsullata e Kosovës në Nju Jork, shënoi 16- Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Gjyla Halili

NJË NGA INTERVISTAT MË TË FAMSHME TË ALI AHMETIT

Gjyla Halili