
Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, Zef Berishaj, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuan në eventin humanitar “Babë dhe Bijë”, i organizuar së fundmi nga kjo shoqatë.
Në një mesazh falënderimi drejtuar miqve, bashkëpunëtorëve dhe përkrahësve, Berishaj vlerësoi lart angazhimin dhe praninë e pjesëmarrësve, duke theksuar se ata i dhanë vlerë dhe kuptim të veçantë këtij organizimi.
Ai shprehu falënderim të veçantë për donatorët dhe sponsorët, të cilët, sipas tij, me bujarinë dhe mbështetjen e tyre bënë të mundur realizimin e suksesshëm të aktivitetit. Po ashtu, ai vlerësoi kontributin e anëtarëve të bordit dhe të gjithë atyre që u angazhuan në organizim, koordinim dhe mbështetje.
Berishaj bëri të ditur se së shpejti do të publikohet edhe shuma e saktë e mjeteve të mbledhura, pasi të përfundojë procesi i përllogaritjes nga ana administrative.
Në fund, ai falënderoi edhe një herë të gjithë për besimin, përkushtimin dhe zemërgjerësinë e treguar, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për kauza humanitare.
Ja postimi plotë:
Të nderuar miq, vllezër, bashkëpunëtorë dhe përkrahës,
Në cilësinë time si kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, kam kënaqësinë dhe nderin që të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë ju që morët pjesë dhe kontribuat në eventin tonë humanitar “Babë dhe Bijë”.
Falënderoj nga zemra të gjithë pjesëmarrësit që me praninë tuaj i dhatë vlerë dhe kuptim këtij organizimi. Një falënderim i veçantë shkon për donatorët dhe sponsorët tanë, të cilët me bujarinë dhe mbështetjen e tuaj bëtë të mundur realizimin e këtij eventi.
Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për anëtarët e bordit dhe për çdo person tjetër që dha kontributin e tij, qoftë në organizim, koordinim apo mbështetje, duke dhënë më të mirën që ky aktivitet të jetë i suksesshëm.
Së shpejti, pasi të përfundojë përllogaritja e saktë e mjeteve të akumuluara nga ana administrative e personave përgjegjës, do t’ju njoftojmë me shumën e saktë të mbledhur.
Faleminderit edhe një herë për besimin, përkushtimin dhe zemërgjerësinë tuaj.
Me respekt,�Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”








