AKTUALE

Lladrovci përgëzon Luan Haradinajn për martesën me Anilën: Paçi lumturinë!

Në dasmën e Luan Haradinajt të ri dhe martesës me Anilën, Ramiz Lladrovci i ka përgëzuar dhe urimin “Paçi lumturi”.

Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

I nderuar të marr pjesë në gëzimin e madh të Haradinajve, në dasmën ku Luani po e kurorëzon dashurinë e tij me Anilën.

Emri i heroit Luan Haradinaj po lartësohet e përtërihet me jetën e re, në Kosovën e lirë, si amanet i heronjve tanë për të qëndruar e për ta gëzuar jetën përgjithmonë në atdhe.

Përgëzimi në këtë dasëm emblematike të Luanit të ri, me emocion të veçantë shkon për Nënën Rukë, e cila qëndroi stoike përball humbjeve të mëdha dhe sakrificave të familjes për çlirimin e Kosovës.

Me Nënën Rukë, Selimin dhe Pjerinin, një foto që përcjell nderimin, gëzimin dhe urimin tonë më të sinqertë për Haradinajt, për Luanin e ri dhe Anilën, paçin lumturinë!

https://www.facebook.com/share/p/18Qc5wqRde/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Regjim i veçantë komunikacioni në Shkup, kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë për vizitë zyrtare në RMV

Gjyla Halili

BEKTESHI DHE DESPOTOVSKI NË BRUKSEL, NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR INVESTIM TË RI,40 MILION EURO NË TIRZ KËRÇOVË

admin

RMV, gjyqësori assesi të pastrohet prej “njollave të zeza”

admin