Shkruan:
Taxhudin Hamidi
Regjistrimi i disa bashkësive fetare në RMV moratorium apo hinterlandë.
Ne RMV sikur fitohet pershtipja të jetohet pa fund dhe pa asnjë llogari…?!
Parregullesitë dhe abuzimet që tolerohen para syve të institucioneve shtëtrore paraqet një kabotazhe …
dhe sjellje menefregjiste.
Ky moment i ri i shfaqur në vigjilje (31.12.2020) të vitit 2021 është një “culd de sak”, gjendje e cila nuk na çonë askund.
Jo nga muslimanët, por nga Gjykata?!
Kjo gjendje vetem se ka për qëllim të iritojë besimtarët muslimane në RMV.
Bufonadat në vigjilje të vitit 2021 apo të pranverës së vitit 2021 po dëshmojnë që në arenën politike religjioze të pozicionohet një adresë shfaqu-fshehu, duke e furnizuar ambijentin religjios shqiptarë me dyshime,dilema dhe skepsa të tipit cijanidom-helmues të akrobacioneve te hramet Jim Jons.
Kjo sjellje menefregjiste në forma hinterlandi dhe sekrete ka qenë këtu-aty me shumë droje e infiltruar por tani sikur po tregonë muskujte e venitur të sahares, para opinionit tonë me argumente dhe bindje pa koncenzus-ixhmaa.
Që stuhija e Sahares i ka shpërndarë në vendbanimet e islamit adriatik me transport kontarabande.
Islami adriatik shqiptarë është i gatshëm të apsorbojë këtë stuhi deri në atrofimin apsolut të “bindjeve” në shtegetim.
Të gjithë e dimë se fryti i parë i besimit -imanit është mëshira-rahmeti.
Zemra që i mungonë mëshira është i pa jetë.
Të mos llogaritet aspak në mëshirën e xhematit tonë sa i perket stabilitetit dhe derdhja e pa mësherishme e gjithë këtij dyshimi mbi besimin dhe unitetin e BFI ne RMV dhe besimtarëve të saj është një sjellje menefregjiste dhe të një bontoni mizore.
Besimtarëve të adriatikut shqiptarë e kanë pasur për droje të përçajnë dhe infiltrojnë dhe hudhin pluhur e mjegulle mbi sytë e fesë tradicionale islame.
Dëshirohet që dilemat dhe dyshimet të devastojne dhe vivisikcojnë energjinë dhe veprimtarine e imameve -teologeve te organizuar në kuader të muftinive të tyre në RMV.
Duke mos dyshuar aspak në teologët dhe imamët e shekullit te kaluar,por shekulli XXI po organizohet me imame e teologe te strukturave shume te përgaditura dhe te vetëdijshëm për tentativat e instalimit të divergjencave dhe perçarjes se Umetit (xhematit) musliman ne proviniencen shqiptare.
Pozicioni i dehidruar dhe i shkaktuar përmes tentativave sterile për disbalansin dhe dis-harmonine e organizimit në institucionet BFI në RMV është evident që nga fushatat presedenciale të vitit ’93, ’94 apo edhe nga koha e larget, kur vine Xhemal Abdunaser ( Egjipt) ne Jugosllavi.
Ai pyetë homolugun e tij ,sa musliman ka në Jugosllavi??
Tito pergjigjet, me ironi: Jogosllavia ka tre musliman.
Nga ky moment është shkelur numri i eurostatikës së Regjistrimit ndaj muslimaneve.
Gjithçka është e qartë në lidhje me egoizmin dhe joracionalizmin ndaj muslimanëve të adriatikut dhe të ballkanit.
Kur tentohej për thyerjen dhe anarhine strukrurore të BFI mund të ndodhë e papritura.
Synimi tendencioz është të lëndohen muslimanet nga aspekti psikologjik dhe moralodemografik.
Por e gjith kjo do mbetet një sharrt dram-vetem se një ëndër e rrjetit konspirativ me tendencë që muslimanet shqiptare te mbeten pa organe stabile dhe autoritative religjioze.
Me këtë dehidrohet çdo ide dhe logjikë që edhe subjektet politike shqiptare të fitojnë akreditimin paternalist dhe të tradhetuar nga dimenzioni religjioz.
Të mendohet dhe dyshohet se subjektet shqiptare janë pa program të sociologjisë dhe filozofisë religjioze.
Intenca e hinterlandit është që, në kontinuitet BFI të shterrë- dehidrojë afinitetet dhe energjinë e saj duke u mbrojtur nga elementet te segmenteve që permbajnë dyshime dhe forma radikale me bylmet përçarës mbrrnda trupit të saj.
Me qëllim që besimtarët të shqetësohen dhe të vënë në pikëpyetje organizimin e drejte te BFI ne RMV.
Nga një anë tjeter të konsiderohet lufta dhe përpjekjet e BFI si një luanë i futur në kurthe.
Në ditët e sodit është vështirë të ndodhë një eventualitet i tillë,fale afërsisë dhe sinergjisë me botën islame përmes interkomunikimit direkt.
Këta manevrime ishin të vështira dhe të rezikshme edhe në kohën e S.Vukmanoviçitdhe Titos.
Koha kur pritej të mbrinte Glasniku- Sarajevë dhe Dituria islame- Prishtinë dhe të informoheshin për rrjedhat e BFI (poverenstves).
Shume imamëve për të u informuar për dicka…, duhej t’i ngjitet autobusit dhe te kercej deri ne Sarajeve apo Prishtine.
Tani keta jane vetem nje loje “e transakcioneve bankare”, me reper:”kabiltu vehebtu”, dhe asgjë më shume.
Në emisioni 200 te dt.01.02 2021-22h TV Alsat, pjesa e parë në lidhje me b.selefiste,mbeti pezull dhe pa precizitet religjioz, akribia e bindjeve,gjë që lëndoi thellë drejtimin shkencorë të “selefizmit” duke e keqperdorur për një metodologji të pa përshtatshme politike në ballkan.
Në ballkanë interferohen qindra rrima religjioze …andaj rrimat islame nuk duhet te identifikohen me sjelljen menefregjiste të tyre ,që importohen përmes fondacioneve pa prejardhje dhe pa miratimin e muslimaneve apo xhematit që ata të shfrytezohen nga ana e dikujte apo nga grupe hetetogjene me fragmentacion religjioz.
Sepse keta rrima te islamit nuk njihen tek ne si forumr politike por si burime “shkencore”.
Që u merret e drejta të regjistrohen si politike.
Por ata duhet të ngjallin një dimenzion të ri shkencorë në hapsirat ballkanike,me koferenca,seminare,revista botime etj. dhe jo të shfaqen me thikë, pas shpine -hinterland apo animus domini dhe betrol dominanca.
Muslimanët e ballkanit sigurisht se kanë nevojë për ide të reja,për qasje shkencore,për institute dhe investigime, por,asnjëherë nuk ka pasur nevojë dhe nuk d’të ketë për subjekte politike të kurdisura nga bota e memlekes …,
imam humeinit dhe nga lavdia e imperisë otomane.
Këta determinime historike sikur kanë haruar islamin si primare.
Muslimanët në trojet shqiptare janë organizëm dhe qenje me sovranitet të pavarur gjashqind vjeçare vetëm në frymën e organizimit zyrtare.
Ndërsa para kësaj fryme zyrtare, lirisht mund të numrohet një periudhë shumë e gjatë e zhvillimit të islamit me masa individuale dhe kjo historikisht mund të zgjasë një, dy apo më shumë shekuj siç pohojnë …(Hanxhiç ,Piraku)… .
Që në fillim po ndeshën me qëndrime margjinale dhe të etiketuara si radikale,e cila nuk ka zgjedhur as vendin as kohën e duhur e me pak besimtarët musliman e adriatikut shqiptarë dhe nuk them ballkanik.
Sepse,sipas të gjitha normave religjioze dhe demokratike nuk mund të shfaqet ndonjë dukuri apo çështje politike qoftë edhe me karakter fetare dhe religjioz pa PYETUR elektoratin musliman, Keshillat e xhamiave dhe pa aminin edhe mendimin e BFI ne RMV dhe kuadrit të saj që me shume peripeti dhe mundime është shkolluar për ketë ambient autohton.
Dihet fare mirë se politika, është rrënjosur thellësisht në natyrën egoiste të njeriut.
Njeriu është një “kafshë politike” ,e ndikuar fuqishëm nga një pasion i fortë për pushtet dhe dominim në raport me të tjeret.
Ky pasion, i shtynë vazhdimisht njerëzit të jenë në konflikt të pashmangshëm me njëri tjetrin.
Ndonjeherë edhe me vokabulare religjioz për fat të keq.
Madje,ky llojë pasioni, reflektonë edhe në natyrën e mbrendshme të organizimit të shtetit dhe të subjekteve të sistemit mbrenda dhe jashtë… ?!
Prandaj, drejtoria KMFGR ,prane qeverisë së RMV është e thirrur dhe obliguar për këta implikime,gervishtje, shqetësime dhe galvanizime te shqetesimeve ezoterike, për të mbajtë një llogari me serioze në statutin dhe validitetin juridik kushtetutare te Bashkesive
Fetare ne RMV.
“Kush kërkonë fuqi-dominance,ta dijë se fuqia është tërësisht e Allahut…”.
Kuran,Fatir:10.