AKTUALE

“United FestivAlb”, festivali që bashkon diasporën shqiptare në Amerikë

Banner

Nga Yllka Lezo

Në zemër të New York-ut, më 16 dhe 17 maj 2026, do të zhvillohet një nga ngjarjet më të mëdha që ka bashkuar ndonjëherë diasporën shqiptare në Amerikën e Veriut: “United FestivAlb”. Një festival që shkon përtej muzikës, me synimin për tu kthyer në një simbol të unitetit, kulturës dhe krenarisë kombëtare për shqiptarët nga të gjitha trevat dhe brezat.

Ky festival dyditor me pjesëmarrjen e 23 artistëve shqiptarë dhe nën prezantimin e Alketa Vejsiut nuk është vetëm një festë. Është një deklaratë e fuqishme për praninë, suksesin dhe unitetin e shqiptarëve në Amerikë, duke mbledhur mijëra pjesëmarrës nga shtete të ndryshme dhe Kanadaja për një eksperiencë që shkon përtej argëtimit.

Belisa Vneshta, një nga organizatoret kryesore të festivalit, zbulon për Diaspora Shqiptare vizionin pas këtij projekti, sfidat e realizimit dhe arsyen pse “United FestivAlb” po konsiderohet si një moment historik për diasporën shqiptare.

Nga muzika te sipërmarrja, nga tradita te gjeneratat e reja — ky është festivali që synon të vendosë shqiptarët në qendër të skenës.

1.Belisa çfarë mund të presin vizitorët nga ky edicion i parë i festivalit?

Belisa çfarë mund të presin vizitorët nga ky edicion i parë ifestivalit?
Vizitorët mund të presin shumë më tepër së një festival muzikor – është një bashkim i diasporës shqiptare nga e gjithë Amerika e Veriut. Nuk është vetëm New York-u; kemi njerëz që po vijnë nga Texas, Michigan, Ohio, Boston, Chicago, madje edhe nga Kanadaja, dhe shume shtete të tjera, për të qenë pjesë e këtij momenti.

Për dy ditë, krijojmë një pike takimi ku shqiptaret nga kudo bashkohen në një vend të vetëm. Me mbi 20 artistë, një atmosfere stadiumi dhe një program që përfshin muzikë, kulturë dhe elemente tradicionale, kjo është një eksperience që nuk ka ekzistuar me parë në këtë nivel.

Emri “United” mbart një peshë të madhe. Sa e vështirë ka qenë të bashkoni kaq shumë artistë, sipërmarrës, njerëz të ndryshëm?
Emri “United” është thelbi i këtij projekti. Nuk ka qenë e lehtë të bashkosh artistë, biznese dhe komunitete të ndryshme, por ishte e nevojshme. Ka kërkuar shumë koordinim, komunikim dhe mbi të gjitha besim.

Në fund, të gjithë e kuptuan që nuk po ndërtojmë thjesht një event, por një platformë që përfaqëson komunitetin shqiptar në diasporë.

Pse pikërisht ky format dhe ky moment?
Sepse ishte momenti i duhur. Komuniteti shqiptar në Amerikë është rritur shumë, është i suksesshëm dhe i shpërndarë në shume shtete – por i mungonte një pikë e përbashkët takimi ne këtë nivel.

Një festival dyditor në stadium është një deklaratë e qartë që kultura jone meriton një skenë të madhe dhe prezantim profesional. Ky nuk është thjesht një event, por një moment historik dhe një pikë kthese për komunitetin shqiptar në diasporë.

Si ndikon ky festival në perceptimin e komuniteteve të tjera në New York?
Ky festival tregon fuqinë dhe unitetin e diasporës shqiptare. Kur mijëra njerëz nga shtete të ndryshme dhe nga Kanadaja bashkohen në New York, krijohet një imazh shume i fortë – një komunitet i organizuar, krenar dhe i lidhur.

Në të njëjtën kohë, është edhe një mundësi për të nxjerrë në pah talentin shqiptar në nivel të lartë, duke treguar cilësinë artistike dhe potencialin që kemi. Është një mënyrë për të prezantuar kulturën shqiptare në një nivel profesional dhe për të ndërtuar respekt dhe interes nga komunitetet e tjera.

Sa e rëndësishme është kjo si një thirrje për bashkim?
Është thelbësore. Për herë të parë, shqiptarët nuk po festojnë vetëm në komunitetet e tyre lokale – po udhëtojnë nga kudo për t’u bërë bashkë.

Ky event është një “shtëpi” dyditore për diasporën—një moment ku të gjithë ndihen pjesë e diçkaje më të madhe se vetja.

Kliko këtu për bileta

Përveç muzikës, si shërben ky event për bizneset shqiptare?
Ky event është edhe një platformë shumë e fortë për bizneset shqiptare. Ne nuk i kemi përfshirë vetëm si shitës, por edhe si sponsor, duke u dhënë atyre një rol real në ndërtimin e këtij eventi.

Është një mundësi për të prezantuar brandet e tyre përpara një audience të gjerë nga e gjithë diaspora, për të krijuar lidhje te reja dhe për të ndërtuar bashkëpunime afatgjata. Në këtë mënyre, “United FestivAlb” bëhet jo vetëm një event kulturor, por edhe një motor zhvillimi për komunitetin tonë.

Çfarë do të thotë ky event për gjeneratat e reja të lindura në Amerikë?
Për gjeneratat e dyta dhe të treta, ky event është një lidhje me rrënjët e tyre. Është një mënyrë për ta përjetuar kulturën shqiptare në një forme moderne dhe tërheqëse.

Është krenari, identitet dhe përkatësi – të gjitha në një eksperiencë.

Cilat kanë qenë sfidat kryesore dhe kush e ka bërë të mundur këtë projekt?
Organizimi i një eventi në këtë shkalle ne New York vjen me sfida të mëdha – nga logjistika te prodhimi dhe koordinimi i shume palëve.

Ky projekt nisi me një vizion të qartë nga organizatorët dhe investitorët, dhe u bë realitet përmes bashkëpunimit me partnerët e duhur. Me drejtimin e planifikimit dhe koordinimit të përgjithshëm, arritëm ta strukturojmë dhe ta sjellim këtë vizion në jetë në një nivel shumë profesional.

Është kombinimi i vizionit, ekzekutimit dhe një ekipi të përkushtuar që e ka bërë të mundur realizimin e “United Festivalb”.

Kliko këtu për bileta

Çfarë trashëgimie synoni të lini pas datës 17 maj?
Synimi ynë është që ky të jetë vetëm fillimi. Duam që “United Festivalb” të kthehet në një traditë vjetore dhe një destinacion për diasporën shqiptare nga e gjithë Amerika dhe më gjerë.

Që çdo vit, njerëzit të planifikojnë të vijnë – jo vetëm për muzikën, por për ndjesinë e bashkimit dhe krenarisë.

Cili ishte momenti që ju shtyu të ndërmerrni këtë projekt?
Ishte një kombinim i nevojës që e shihnim në komunitet dhe besimit që mund ta realizonim në nivel të lartë.

Pyetja ishte shumë e thjeshtë: pse jo tani?

Në tre fjalë, si do ta përkufizonit shpirtin e këtij eventi?
Muzikë. Kulturë. Komunitet.

Banner

Related posts

REISUL ULEMA ME DREJTORËT E RIJASETIT URUAN DEKANIN E RI TË FSHI NË SHKUP

Gjyla Halili

Fatmir Dehari nesër në Vjenë – takim me mërgatën

Gjyla Halili

Të shtënat me armë drejt Top Channel, reagon presidenti Begaj: Të zbardhet me shpejtësi ngjarja kriminale

admin