AKTUALE

U MBAJT MBLEDHJA E RREGULLT E KUVENDIT TË MUFTINISË SË BFI – KËRÇOVË

Sot, 11 dhjetor (e mërkurë, me ftesë të Myftiut të Myftinisë së BFI – Kërçovë, Mr. Qamil ef. Rushiti, Sekretari Gjeneral i BFI e RMV – së, H. Irsal ef. Jakupi, i shoqëruar nga drejtori i sektorit fetaro-arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki, morrën pjesë në mbledhjen e rregullt të Myftinisë së BFI – Kërçovë.

Myftiu Mr. Qamil ef. Rushiti, i cili edhe e hapi mbledhjen, fillimisht përshëndeti të pranishmit për prezencën, e në veçanti përfaqësuesit e Rijasetit të BFI e RMV – së.

Në emër të Kryetarit të BFI e RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, myftiun, stafin e myftinisë dhe anëtarët e kuvendit të myftinisë i përshëndeti Sekretari Gjeneral, H. Irsal ef. Jakupi, i cili mes tjerash theksoi se Bashkësia Fetare Islame e RMV – së, është gjithmonë në mbështetje të organeve të saja në zhvillimin dhe avancimin e tyre si dhe realizimin me sukses të të gjitha projekteve të sferës fetare, arsimore dhe kulturore islame.

Pas prezantimit të pikave të rendit të ditës nga ana e myftiut Rushiti, në mënyrë të detajuar dhe vizuele u prezentua raporti i aktiviteteve nga sekretari i myftinisë, Mr. Xhemail Ahmedi si dhe nga arkëtari Bejtulla Baftiri në mënyrë transparente u paraqit raporti financiar i vitit 2024 si dhe u shtrua për diskutim propozim plani financiar i vitit 2025.

Allahu ju bekoftë!

Related posts

“Pa ligjin e UÇK-së s’mund të avancohen të drejtat e “branitellave”, Adnan Azizi i përgjigjet ashpër LSDM-së

Gjyla Halili

Osmani: Të rinjtë mund t’i pengojmë të ikin, vetëm nëse e rrisim standardin jetësor në nivelin e shteteve europiane

Gjyla Halili

Temperaturat maksimale do të bien javën tjetër

admin