AKTUALE

Futja e e Grubit dhe Bexhetit në listën e zezë amerikane, Kocevski: Kemi hapur lëndë, po tentojmë të sigurojmë prova për përgjegjësi penale

Banner

Kryeprokurori Lupço Kocevski në briging me gazetarët njoftoi se është hapur lëndë për të vërtetuar nëse ka përgjegjësi penale për ish-zv/kryeministrin Artan Grubin dhe gjyqtarin Enver Bexhetin, të cilët së fundmi u futën në listën e zezë amerikane, pasi të njëjtit sipas Departamentit Amerikan të Shtetit janë përfshirë në ryshfet për të minuar proceset gjyqësor që lidhet me lëndët e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, përcjell TV21. Kovevski tha se do të mundohen të sigurojnë prova.

“Në lidhje me listën e zezë, dua t’ju njoftoj se i kam shfrytëzuar autorizimet e mia si prokuror publik i RMV-së, dhe që dje kam formuar lëndë, që të tentojmë të sigurojmë prova, ta kontrollojmë përgjegjësinë penale të personave që përmenden për ryshfet dhe tregti me ndikim. Prokuroria do të japë urdhra të mëtejshëm. Dua të theksoj se bashkëpunimi me SHBA-në dhe ambasadën është i shkëlqyer dhe na ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit”, tha Lupço Kocevski, prokuror shtetëror.

Banner

Related posts

Janevska tha se UÇK-ja nuk ka vlerë për Maqedoninë, Bexheti: Ministrja e Arsimit është në syrin dhe vëzhgimin tonë

Gjyla Halili

Blerim Bexheti uron 9 Majin- Ditën e Evropës

Gjyla Halili

BE përgatit gjobën e majme 1 miliard dollarë ndaj Elon Musk

Gjyla Halili