AKTUALE

Nënkryetari i BDI-së Ademi pyet: Prej nga e dinë VLEN dhe VMRO-DPMNE se nuk do të ndodh asgjë?!

Prej nga e dinë VMRO-DPMNE-ja dhe VLEN-i se nesër nuk do të ndodh asgjë në Gjykatën Kushteuese për Ligjin për gjuhën shqipe, pyeti nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në Daily Click në TV21, duke aluduar se partitë ne pushtet po luajnë rolin e gjykatësve.

“A prej nga e dinë se nuk do të ndodh asgjë?
E pamë edhe…
Kjo është pyetja kruciale se këtu tek ne udhëheqësit e pushtetit ekzekutiv, të Qeverisë, bëhen prokuror, bëhen gjykatës, bëhen më tepër se kryetar i Gjykatës Kushtetuese, më shumë se Gjykata kushtetuese, prej nga e dinë se nuk bëhet asgjë, prej nga e dinë? – deklaroi nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.

Nënkryetari integrist foli edhe për iniciativën e VMRO-DPMNE-së për abrogimin e disa neneve të Ligjit për Gjuhët. Ademi tha se nëse abrogohet Neni 23 paragrafi 5 i ligjit për gjuhët, asnjë institucion nuk do ta zbatojnë Ligjin për gjuhën shqipe.

“75 faqe është, ai referim që ka dal dje, a e dini se çfarë nënkupton? Ai referim nënkupton se 18 dispozita të Ligjit për gjuhën shqipe do të abrogohen, do t’i nënshtrohen vlerësimit të kushtetutshmërisë. 18 dispozita, jo dy, jo tre, 18 dispozita”, potencoi Arbër Ademi – nënkryetar i BDI-së.

Ademi porositi se duhet të shqetësohemi për atë se çfarë do të ndodh nesër me shqipen në seancën e Kushtetueses, ndërsa shtoi se nuk është çështja se kush po proteston aty, por për çfarë po protestohet.

Related posts

Refik Xhemaili pranon detyrën e drejtorit të Agjencionit për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Dr. Bujar Osmani iftar me Forumin e Gruas në Gostivar

Gjyla Halili

NË BOGOVINË TË TETOVËS U BË PROMOVIMI I HAFIZES ANIDA BEQIRI

Gjyla Halili