AKTUALE

Reisul ulema i BFI-së së RMV-së i pranishëm në akadaminë solemne ” Dita e Kliment të Ohrit

Më 08 dhjetor 2024, në Shkup u mbajt akademia solemne “Dita e Kliment të Ohrit”. Kjo ceremoni u organizua nën patronazhin e Presidentes së shtetit dhe mblodhi personalitete të shquara nga fusha e politikës, shkencës dhe fesë.

Në këtë ngjarje morën pjesë presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, Kryepeshkopi Stefani, si dhe figura të tjera të rëndësishme nga institucionet shtetërore dhe fetare. Ndër të ftuarit e nderit ishte edhe Reisul Ulema Hfz. H. Shaqir ef. Fetai, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pjesëmarrja e tij në këtë akademi solemne është një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërfetar dhe mbështetjes së dialogut midis feve në Maqedoninë e Veriut.

Kjo ngjarje shërbeu gjithashtu si një platformë për të forcuar lidhjet midis liderëve të ndryshëm të shoqërisë dhe për të promovuar një vizion të përbashkët për një të ardhme më të ndritur dhe më të bashkuar.

Related posts

Gjykata e apelit në Shtip solli vendime rreth ankesave për masat lidhur me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan

Gjyla Halili

HATME E NXËNËSVE NË FSH. BOGOVINË

Gjyla Halili

Rrahja mes policëve në Qendrën Klinike në Shkup, MPB parashtroi kallëzim penal ndaj një polici

Gjyla Halili