AKTUALE

Sela fton qytetarët të bëhen pjesë e “Rojes së gjuhës”: VLEN-i po i bën iso Mickoskit, edhe për Balancuesin thoshin mos të shqetësohemi

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela pas takimit që kishte në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e nismës “Roja e gjuhës” para Gjykatës Kushtetuese, përcjell TV21. Sa i përket deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe të koalicionit VLEN, të cilët thonë se nuk ka nevojë për shqetësim në lidhje me vendimin që pritet të marrë Kushtetuesja më 11 dhjetor, Sela tha:

“Këto deklaratë të Mickoskit janë në mënyrë që me të vërtet mos të shqetësohemi, dhe të realizojë planin e tij për të na shtypur ne, ndërsa deklarata e VLEN-it që i bëjnë iso Mickoskit, janë deklarata të pakuptimta, nëse me të vërtet janë ashtu siç deklarohen, marrin plot kuptim kur sheh se ata janë në shërbim, janë servila, të zgjedhur të Mickoskit, nën diktat, janë duke i përsëritur këto deklarata që mos të shqetësohemi. Kur të shkelet e drejta, e përdorimit zyrtar të gjuhës, është objekt shqetësimi për çdo qytetar. Po unë do u them le të shqetësohen shqiptarët, në mënyrë që mos të na shfuqizojnë gjuhën, kështu thoshin edhe për Balancuesin, mos shqetësohemi, do të ketë ligj, sot e kësaj dite nuk ka ligj”, tha Sela.

Related posts

Bojkoto mbrëmjen ku mysafir nderi është diplomati pro-serb Richard Grenell

Gjyla Halili

Ashpërsohet retorika mes kandidatëve për president, reagime për fyerjet dhe gjuhën e urrejtjes

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj:5 minuta kohë dhe numrin 5,dëshmon ekzitencën tënde

admin