AKTUALE

Sela: Qeveria as të mos guxojë të prek të arriturat deri tani

Fronti Europian sot në selinë e BDI-së në Tetovë ka mbajtur mbledhje, ku kanë diskutuar për çështjet e fundit politike në vend. Ziadin Sela, i cili po ashtu ka marrë pjesë, pas takimit tha se Qeveria nuk duhet të guxojë të prek të arriturat që janë bërë deri tani, duke iu referuar iniciativës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese.

“U konsultuam për situatën politike, Fronti ka paralajmëruar që Qeveria as të mos guxojë të prek të arriturat që janë bërë deri tani. Ka vend për t’u debatuar për statusin juridiko-kushtetues që e gëzojnë bashkësitë etnike në Maqedoni, por kjo nuk do të thotë të shfuqizohen ato që janë bërë deri tani. Ligji për përdorimin e gjuhëve aspak s’është anti-kushtetues, ndërsa ajo që ekziston është aversioni ndaj gjuhës shqipe dhe gjuhëve tjera”, tha Sela.

Banner

Related posts

Në Ohër sot do të votojnë 239, ndërsa në Debërcë 34 persona të moshuar dhe të pafuqishëm

Gjyla Halili

BDI: Huliganizmi dhe urrejtja po ushqehen nga pushteti

Gjyla Halili

Lladrovci pret Koordinatorin e OKB-së për zhvillim, z. O’Malley, diskutim për arritjet dhe sfidat

Gjyla Halili