AKTUALE

REISUL ULEMA UDHËHEQ DELEGACIONIN  E  BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-SË NË SAMITIN E LIGËS BOTËRORE ISLAME TË MBAJTUR NË PHNOM PENH TË KAMBOXHIAS

Sot,27 shkurt (e enjte), në kryeqytetin e Mbretërisë së Kamboxhias, Phnom Penh, nën patronazhin e Sekretarit Gjeneral të Ligës Botërore Islame, Sh. T. Dr. Muhammed Abdulkerim Al-Issa, dhe nën përkujdesin e kryeministrit Kamboxhian Sh. T. Hun Manet, i filloi punimet Samiti Islam me temë “Ndërveprimi Kulturorë në Shërbim të Njerëzimit”.

Në këtë samit, në të cilin marrin pjesë lider dhe udhëheqës Muslimanë nga e gjithë bota, me ftesë të Sekretarit Gjeneral të Ligës Botërore Islame, merr pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga drejtori për marrëdhënie me botën Arabe H. Ismet ef. Ademi si dhe drejtori i sektorit fetaro-arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki.

Seancën plenare të këtij samiti e hapi Kryetari i Komunitetit Musliman të Kamboxhias, njëherit zv. Kryeministër i vendit, Sh. T. Dr. Othsman Hassan, ndërsa me fjalë përshëndetëse të pranishmive iu drejtuan kryeministri i Kamboxhias, Sh. T. Hun Manet si dhe përfqësuesi i Ligës Botërore Islame, Sh. T. Dr. Muhammed El- Mexhdui.

Ky samit mbarëbotëror bashkon dijetarë, intelektualë dhe përfaqësues të ndryshëm për të diskutuar mbi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkulturor. Në një botë të ndërlidhur, ku diversiteti kulturor është një pasuri, Islami promovon respektin, tolerancën dhe mirëkuptimin e ndërsjellë si vlera universale për paqen dhe harmoninë mbarëbotërore.
Bashkësia Fetare Islame e RMV-së mbështet fuqishëm nisma të tilla, që forcojnë urat e komunikimit mes popujve, kulturave, civilizimeve, dhe që kontribuojnë në një shoqëri më të drejtë dhe të bashkuar.

Zyra për informim pranë BFI e RMV – së,
Kamboxhia, 27 Shkurt 2025!

Banner

Related posts

Policia në Shkup gjobit 162 shoferë, 30 për tejkalim të shpejtësisë

Gjyla Halili

Gashi në Berlin kërkon garanci që nuk do të ketë kushte të reja: Jemi të gatshëm menjëherë t’i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë

Gjyla Halili

REL: Engjujt e BDI-së nuk besojnë në hetimet vendore

admin