AKTUALE

BDI: Skandal në Qendrën Klinike në Tetovë: Sa larg mund të shkojë degradimi moral dhe vjedhja në kurriz të jetës së pacientëve?

Skandalet që kanë përfshirë Qendrën Klinike të Tetovës po shokojnë opinionin publik çdo ditë e më shumë. Lajmet e fundit, që zbulojnë se drejtori ka nënshkruar kontratë prej 300 mijë eurosh me babain e nuses së djalit të tij, ështl një dëshmi e qartë e një degradimi moral të paprecedent. Si është e mundur që njerëz të tillë, me mendje kriminale dhe pa pikë mëshire, të pasurojnë familjet e tyre ndërkohë që pacientët dhe fëmijët humbin jetën për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së barnave dhe shërbimeve bazike?

A mund të imagjinojë dikush më shumë papërgjegjësi dhe më shumë moskokëçarje për jetën e njerëzve? A është ky standardi që ministri i biznesit në shëndetësi ka vendosur për shërbimin publik? Në vend që të sigurojnë barnat jetike dhe kushtet minimale për trajtim, këta individë kanë zgjedhur të shfrytëzojnë dhimbjen dhe vuajtjen e pacientëve për të mbushur xhepat e tyre dhe të familjarëve të tyre.

BDI e dënon me forcën më të madhe këtë sjellje të papranueshme dhe kriminale. Shëndetësia është një sektor që duhet të shërbejë për të shpëtuar jetë, jo për të krijuar pasuri për klane familjare të lidhura me drejtues të paaftë dhe të korruptuar. Kjo situatë është pasojë e një qeverie të paaftë dhe e një drejtimi të degraduar që i vendos interesat personale mbi jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

I bëjmë thirrje organeve të drejtësisë dhe të gjithë faktorëve relevantë që të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur këtë katastrofë morale dhe institucionale. Përgjegjësit për këtë degradim duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale për dëmin e pallogaritshëm që po i shkaktojnë pacientëve dhe qytetarëve të këtij vendi.

Qytetarët e Tetovës dhe i gjithë vendit meritojnë një shëndetësi që i shërben atij me dinjitet dhe profesionalizëm, dhe jo një sistem të shndërruar në burim pasurimi për disa individë të papërgjegjshëm. BDI mbetet e angazhuar për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të siguruar një të ardhme ku shëndeti të mos jetë privilegj, por e drejtë e garantuar për të gjithë.

Related posts

Festim Halili: Nuk ka garancë më të mirë se Ali Ahmeti dhe Fronti Europian

Gjyla Halili

Ndryshime në SPB-në e Tetovës, Ylber Halili kryeshef i ri i policisë së Tetovës

admin

Kovaçevski: “Balancuesi” po keqpërdoret, duhet të gjejmë zgjidhje së bashku

Gjyla Halili