AKTUALE

Interpelanca e BDI-së kundër Mexhitit më shumë dëshirë sesa mundësi reale!

BDI bëri një hap pa qenë të sigurt nëse mund të kalojnë lumin. Interpelanca kundër zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhitit, me shumë gjasë do të jetë një teatër i radhës, por fatkeqësisht me skenaristë të dobët. Pasi, baza e ngritjes së kësaj interpelanca mungon, kanë krijuar në formë ilustrative një arsye që nuk përbën bazë. Interpelancat ngriten duke grumbulluar një sërë arsyesh dhe faktesh konkrete për një udhëheqës apo bartës institucion. Pra, kërkesa për interpelancë ndaj Mexhitit përpos që nuk ka bazë është edhe pa logjikshme dhe nuk do dihet si po tentojnë ta arrijnë një gjë të tillë kur numrat nuk i kanë. Pra, më tepër është dëshirë sesa mundësi reale, shkruan Zhurnal.

Fronti Evropian dorëzoi interpelancë për Mexhitin, Stoillkoviqin, Toshkovskin dhe Isenin.
Interpelancë për zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti, për Ivan Stoilkoviq dhe për ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe zëvendësin e tij Astrit Iseni ka dorëzuar dje grupi parlamentar i “Frontit Evropian”.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të BDI-së, Blerim Bexheti, dje në një konferencë për media tha se po e dorëzojnë interpelancën për punën e katër anëtarëve të Qeverisë, për të cilët tha se të gjithë nuk kanë legjitimitet etnik.

Nga kjo kuptohet se kemi të bëjmë me një tentim të dështuar qysh në fillim, ku qëllimi i BDI-së duket që më shumë është personalisht me zëvendëskryeministrin Mexhiti sesa diçka substanciale. Nga vet fakti, që Izet Mexhiti dhe Astrit Iseni vijnë nga po e njëjta parti dëshmon dhe vulos faktin që BDI e ka personale me LD-në duke qartësuar se tmerri apo shkatërruesi i kësaj partie vazhdon të mbese LD e prirë nga Mexhiti.
Kush do ta mbështesë këtë interpelancë?

Nga vet fakti se kjo interpelancë iniciohet nga BDI në emër të Frontit Evropian dëshmon qartësisht se përkrahje nga partitë tjera politike nuk do të ketë. BDI ka hasmëri me të gjithë të tjerët, pra nuk ka harmonizim as me partitë opozitare pjesë e bllokut që janë edhe vetë ata.

Aktualisht, partitë më të mëdha opozitare janë LSDM, BDI, e Majta. Pra, dy parti maqedonase prej të cilave asnjëra nuk ka raporte të mira me BDI-në. Do të thotë LSDM e sheh BDI-në si parti që ka ndikuar në rezultatin e tyre më të dobët zgjedhor që nga koha kur ekzistojnë si parti.
Pra, absurd në vete është fakti që BDI të pret përkrahje nga LSDM, sepse nga ngjarjet politike që kanë ndodhur këtë dekadën e fundit, të gjithë ndajnë të njëjtin mendim se BDI ka shtrydhë LSDM-në. Madje, këtë e ka pohuar edhe vet kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, duke theskuar që fajtori kryesor për rezultatin e dobët zgjedhor ishte kompromisi i madh që kanë bërë me BDI-në.

Nga ana tjetër, E Majta, si parti politike ka shpërfaqur urrejtje patologjike për BDI-në, për funksionarët e saj që kanë udhëhequr me institucionet e vendit me çka sipas të Majtës kanë luajtur me dinjitetin e maqedonasve. Mes tjerash, kur pjesë e interpelancës është edhe Ivan Stoillkoviç nuk pritet nga e Majta një përkrahja.
Treshja BDI-LSDM-E Majta provuan edhe me kryetarin e Kuvendit por dështuan –

Një interpelancë e thirrur më tre shtator për shkarkimin e Afrim Gashit nga posti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka dështuar, pasi ajo nuk i mori votat e mjaftueshme gjatë një seancë me debat të ashpër. Kjo është dëshmi që edhe interpelancat e radhës nga një opozitë e lodhur do të dështojnë me radhë.
Kujtojmë që, vetëm 21 deputetë votuan për shkarkimin e Gashit, ndërsa 72 të tjerë votuan kundër. Atëkohë “E Majta”, inicioi atë interpelancë e cila kërkonte përgjegjësi nga Gashi për disa incidente të ndodhura në më pak se dy muaj. Nevojiteshin votat e së paku 61 deputetëve për shkarkimin e Gashit nga posti. E ndaj dështimit të kësaj interpelanca VLEN ka reaguar kështu:

“Me mbështetjen e madhe që mori kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Afrim Gashi, edhe një herë u dëshmua se shumica qeveritare është stabile dhe nuk ka asnjë shenjë luhatjeje. Përveç kësaj, kjo interpelancë e nxori në skenë edhe koalicionin e ri të destabilizimit të vendit, Levica-LSDM-BDI”, thuhet ne reagimin e VLEN.
Çfarë është interpelanca?

Kujtojmë për opinionin që, interpelanca është e drejta formale e një parlamenti të paraqesë pyetje formale të qeverisë . Në shumë parlamente , çdo anëtar i parlamentit ka të drejtë të paraqesë zyrtarisht pyetje (ndoshta një sasi të kufizuar gjatë një periudhe të caktuar) për një anëtar të qeverisë. Ministri përkatës ose sekretari i kërkohet pastaj për t’iu përgjigjur dhe për të justifikuar politikën e qeverisë. Interpelanca në këtë mënyrë lejon që parlamenti të mbikëqyrë veprimtarinë e qeverisë.

Në këtë kuptim, ai është më afër një lëvizje të censurës . Në anglisht , ndjenja pyetje parlamentare e ‘interpelancës’ daton nga fundi i shekullit të 19-të. Ajo ka qenë miratuar nga diskursi kushtetues francez. Në disa vende, për shembull Finlanda dhe Sllovenisë, interpelanca janë pak a shumë sinonim me një mocion mosbesimi për shkak se ata janë të lidhur automatikisht me një votë besimi dhe qëllimi i tyre është shprehur për të përcaktuar besimin gëzuar nga qeveria apo një ministër. Në Finlandë, qeveria duhet të përgjigjet për një interpelancë në seancë plenare brenda 15 ditëve. Pas pranimit të përgjigjes në interpelancës, parlamenti debaton çështjen dhe të ardhurat për të votuar nëse qeveria ose një ministri të veçantë gëzon besimin e Parlamentit (vota e besimit). /Zhurnal.mk

Related posts

Rezultati preliminarë i zgjedhjeve lokale në Komunën e Tuzit,Forumi Shqiptarë fitore absolute

admin

Nga Xhevat Limani, reagim për vërsuljen ndaj ansamblit shqiptar dhe drejtorit Tolaj

Gjyla Halili

Diana Toska nga Fronti Europian: Moratorium për ndërtimet e reja në Çair

Gjyla Halili