AKTUALE

Snopçe: Të harmonizohet korniza e kualifikimeve me atë Evropiane

Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, sot gjatë debatit në Kuvend, ka folur rreth kornizës së kualifikimeve të standardeve në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se deri në vitin 2004 kemi pasur program studimor katër vjeçar.
Në vitin 2005 u vendosë që sipas konventës së Bolonjës edhe studimet tre vjeçare. Kjo zgjati deri në vitin 2017, një periudhë 13 vjeçare ku shteti jonë i mundësoi të gjithë studentët në vend të aplikojnë në pajtueshmëri me rregulloret e shtetit në studimet tre vjeçare. Derisa në vitin 2018 përsëri u kthyen studimet katër vjeçare, por vazhduan edhe tre vjeçare. Ku e kam poentën sipas kornizës evropiane të kualifikimeve, studimet deri-diplomike zgjasin së paku tre vite, respektivisht grumbullimi i 180 kredive dhe varësisht nga dizainimi i programeve studimore mund të zgjasin edhe katër vite respektivisht 240 kredi. Por pavarësisht sa zgjasin tre apo katër vite në Evropë, studentët marrin gradën i diplomuar. Ajo që është me rëndësi në Evropë, është që duhet të arrihen disa rezultate, si të mësuarit, learning outcomes, plotësimi i programit studimor dhe të tjera”, ka thënë Snopçe.

Ai ka deklaruar se çështje e cila është ndryshe në kornizën nacionale të Maqedonisë së Veriut në krahasim me kornizën evropiane të kualifikimeve, nga të gjitha shtetet e Evropës, në kornizën tonë nacionale kemi dy nivele të kualifikimit VI dhe VI-B.

“Pra gjithë kund në Evropë është i diplomuar bachelor – grada VI, ne në Maqedoni kemi dy grada VI dhe VI-B. Ky gradim te ne shkakton huti dhe thellohet akoma më tepër paqartësia e shkallës së kualifikimit. Normalisht si derivat i kësaj, pastaj kemi sjellë edhe akte ligjore dhe nënligjore, mbi të cilat bëhet diskriminimi i të gjithë atyre studentëve të cilët kanë diplomuar prej vitit 2005 deri në vitin 2017 dhe që vazhduan në ciklet tre vjeçare që ne si shtet i kemi mundësuar në konkurse të ndryshme shtetërore. Pra ne e dimë që në konkurset që hapen vendosim kushte që duhet të ketë 240 kredi. Derisa në Evropë nuk është kështu të ketë gradën VI apo VII – master apo VIII – doktor i shkencave. Pra, kjo krijon diskriminim i shumë studentëve të cilët kanë diplomuar. Të cilët ne si shtet kemi kontribuar. Pyetja ime është se a jeni të vetëdijshëm për diskriminim që nuk është në përputhje me kornizën e kualifikimeve të standardin evropian. Dhe normalisht a keni plane të ndërmarrim diçka?”, ka deklaruar në fund Snopçe.

Related posts

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Gjyla Halili

Virtuozë në lahutë, fyell e zumare, tre breza artistësh në të njëjtën familje

Gjyla Halili

Deputetja Rina Ajdari reagon ashpër ndaj skandalit diplomatik që tentohet të kalojë në heshtje

Gjyla Halili