AKTUALE

Jep dorëheqje kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva ka njoftuar dor;heqjen e saj, përcjell TV21. Ajo në konferencë për shtyp tha se një nga arsyet e dorëheqjes së saj të parevokueshme është presionin politik ndaj Këshillit Gjyqësor nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, dhe kryeministri Hristijan Mickoski.
Kur nuk dëgjohen thirrjet për përmirësim të situatës në drejtësi, dhe kur kjo pengohet nga qeveria në mënyra të ndryshme, kryeministri dhe politikanët nga grupi qeverisës, nga foltorja e Kuvendit, ose kur nga shërbimi i shtypit shprehin qëndrim negativ ndaj Këshillit Gjyqësor, ndaj anëtarëve të Këshillit, por, më shkatërruese nga të gjitha, është se ata shprehin qëndrim negativ ndaj gjyqtarëve, shumica e të cilëve realisht nuk e meritojnë, vlerësoj se e vetmja gjë që ka mbetur mua është të mbroj integritetin tim personal, paqen dhe qetësinë time dhe të familjes sime, prandaj parashtroj dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut” theksoi Dameva në fjalimin e tij./tv21.tv

Related posts

DAP: Mbi 11.500 kompani në Maqedoni nuk i kanë paguar rrogat dhe kontributet për punonjësit

Gjyla Halili

Tetovë – Gostivar: Për dy muaj e gjysmë rreth 2129 masa për shpejtësi të pa përshtatshme sipas kushteve të rrugës

admin

“Putin nuk do të ndalet vetëm me Ukrainën”/ Ish-shefi i NATO-s thirrje Sunak për ‘angazhim shumëvjeçar’ ndaj Kievit

Gjyla Halili