AKTUALE

VMRO: Ljupço Kocevski është përgjegjës për mosaktivizimin e Prokurorisë!

Gjashtë muaj Prokuroria Publike është në gjumë dimëror dhe për 6 muaj nuk ka inicuar asnjë rast për krim dhe korrupsion serioz për LSDM-në dhe BDI-në, thonë nga VMRO-DPMNE. Partia në pushtet drejton gishtin tek Prokurori Publik Republikan, Ljupço Kocevski, për të cilin thonë se në vend që ta bëjë punën e tij, ai vazhdon me arsyetimet.

“Ljupço Kocevski është përgjegjës për moskryerjen e punës së prokurorëve. Vetëm ai dhe prokurorët e zgjedhur në Strumicë dhe Zajas mund të mos veprojnë pas pohimeve për krime në REK Manastir, EMV, MEPSO, TEC Negotinë, Lotaria Shtetërore, NPRRSH, MSH dhe institucione tjera ku madje edhe mediat publikuan pohime për krime milionëshe”, tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.

Ai shtoi se “Prokuroria Publike, në krye me Lupço Kocevskin, në vend që të sanksionojë krimin, funksionon si ombrellë e tij, kjo duhet të ndryshohet. Prokuroria të fillojë ta bëjë punën. Qytetarët presin drejtësi dhe sundim të së drejtës.”

Related posts

SKANDAL – VLEN-VMRO fshin diasporën dhe vendet rurale në ndarjen e mjeteve për komunat!

Gjyla Halili

Shkupi mbledh partitë simotra të partisë së socialistëve Evropian

Gjyla Halili

KSHZ: Më 8 maj votuesi do të mund të hyjë vetëm një herë në vendvotim, nuk do të ketë kthim

Gjyla Halili