Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj, me rastin e promovimit të shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Tuz, këtë ditë të çmuar të kombit, i shtohet Malësisë kjo vepër madhështore.
Ky është një moment krenarie për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite për këtë ditë-të parët tanë, aktivistët, dhe veçanarisht ata që nuk jetojnë më, por që do të jenë përherë me ne dhe në historinë tonë, ka theksuar Dedivanaj.
Postimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të komunës së Tuzit,
Përfaqësues politik dhe shoqëror
Vëllezër dhe motra nga vendlindja dhe diaspora
Përfaqësues të trupit diplomatik,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj
Skënderbe, mirë se erdhe në tokën tënde, mirë se erdhe në Malësi!
Sot festojmë lavdinë e madhe të 28 nëntorit, ditën e shenjtë të kombit që nga Skënderbeu, Ismail Qemali dhe ushtria çlirimtare, por edhe në veçanti një datë historike për ne,
Malësinë e mbi Shkodrës, 28 nëntorin e vitit 2024,
Ditën kur solemnisht po përuron përmendoren e Skënderbeut në Malësi.
Një duartrokitje e ngroht për artistët Ardian Pepa dhe Dylber Neziri, që krijuan këtë kryevepër, simbol të kryeheroit tonë dhe shpirtit kombëtar të Malësisë.
Sot, me këtë monument, hapim një kapitull të ri, sepse jemi një hap më afër idealit të bashkimit kombëtar.
Ky është një moment krenarie për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite për këtë ditë-të parët tanë, aktivistët, dhe veçanarisht ata që nuk jetojnë më, por që do të jenë përherë me ne dhe në historinë tonë.
Ata, me sakrificë të madhe, e ruajtën këtë copë Shqipërie të rrethuar dhe nën kërcënimin shekullor!
Një falenderim I veçant për diasporën shqiptare në SHBA, e cila me përkushtim, e udhëhequr nga katër shoqatat “Malësia e Madhe NY”, “Malësia e Madhe Detroit”, “Malësia në Kaliforni” dhe “Jehona e Malësisë”, mblodhi 180 mijë dollarë për këtë projekt.
Ky bashkim dhe solidaritet vërteton se “Bashkimi bën fuqinë”.
Tuzi sot I bashkohet Tiranës, Prishtinës dhe metropoleve të tjera shqiptare të stolisura me përmendoret e Skënderbeut dhe me krenari do t’ju tregoj një histori të bukur nga eksperienca jonë e realizimit të këtij projekti se fëmijët dhe të rinjët shqiptarë nga diaspora ishin aq të interesuar për këtë projekt sa që me entuziazëm të madhë e kanë pritur duke pyetur për rrjedhën e punimeve me pretendimin që mezi presin pushimet që të vijnë në Malësi dhe të vizitojnë statujën e Atit të Kombit.
Të dashur bashkëkombas, pikërisht kjo është pasuria e vërtetë, Që Skënderbeu dhe figura e tij është forca udhëheqëse e rinisë dhe të ardhmes sonë.
Ndihem jashtëzakonisht krenarë për përkushtimin dhe vetëdijën shëmbullore dhe atdhetare të më të rinjëve tanë!
Diaspora shqiptare, edhe pse fizikisht është shumë largë vendlindjes, të nderuar të pranishëm, ju siguroj se secili prej nesh në shpirt, në zemër dhe mendje është I lidhur tërë kohën me Malësinë, me shtëpitë tona, me familjet tona, me vendin tonë, prandaj jemi gjithmonë në shërbim të të gjitha nevojave të nënës sonë Malësi.
Siç I ka hije, përmendorja e Skënderbeut do të shkëlqej plotë krenari dhe vendosmëri, si dhe do tu dërgojë mesazh të gjithëve:
se këtu jeton gjaku I Skënderbeut, se këtu jeton populli autokton shqiptarë, se këtu është tokë shqiptare, dhe ashtu do të mbes nëpër gjithë shekuj të shekujve!
Të dashur bashkatdhetarë, gëzuar 28 nëntorët e kombit tonë dhe e paçim me fatë këtë përmendore legjendare të kryeheroit Skënderbeut dhe jehona e tij fitimtare le të simbolizojë dhe të nxisë sukseset tona e të ardhmes!
Rrnoftë Skënderbeu, rrnoftë Malësia, rrnoft Shqipëria dhe I gjithë kombi shqiptarë!