AKTUALE

Takim Gashi-Ami Larson Xhein

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka takuar ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhein, në prag të vizitës së planifikuar zyrtare në Mbretërinë e Suedisë.

Përkatësisht, nga 1 deri më 3 dhjetor 2024, me ftesë të Kryetarit të Riksdagut suedez, Kryetari Gashi do të udhëheq delegacionin parlamentar të përbërë nga Dafina Stojanoska, Bekim Sali dhe Mitko Trajçuleski në një vizitë dyditore në Stokholm.

Kryetari Gashi shprehu shpresën se vizita do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve, si dhe për t’i shprehur mirënjohjen Suedisë, si donatori më i madh bilateral nga vendet anëtare të BE-së, për mbështetjen e vazhdueshme për demokracinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë nëpërmjet projekteve të shumta zhvillimore, të cilat synojnë ta afrojnë vendin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Ambasadorja Larson Xhein, gjithashtu shprehu kënaqësinë për realizimin e kësaj vizite të nivelit të lartë, e para pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se vizita do të jetë një mundësi për të riafirmuar miqësinë, e cila përforcohet në mënyrë plotësuese nëpërmjet aleancës në NATO.

Related posts

BDI: Në radhët e VMRO DPMNE-së ka deputetë me orientim europian

admin

Barnat nuk janë “luks”, çmimet në qiell xhepat e qytetarëve përtokë!

Gjyla Halili

Ahmeti: Nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend

Gjyla Halili