AKTUALE

Gjelaj: Lidhje e fortë mes diasporës dhe Malësisë

Lindon Gjelaj, kryetari i komunës së Tuzit, priti katër kryetar të shoqatave të Malësisë në Amerikë.

Ky takim ishte një dëshmi e qartë e lidhjeve të forta mes diasporës dhe vendlindjes, duke nënvizuar edhe potencialin e investimeve të diasporës në vendlindje, ka shkruar Gjelaj.

Postimi i Gjelajt në fb:

🇦🇱 Së bashku me kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj, dhe nënkryetarin, Ivan Ivanaj, pata kënaqësinë të mirëpres katër kryetarët e shoqatave të Malësisë në SHBA:
• Senad Lulanaj – “Malësia e Madhe” NY
• Nrekë Gjolaj – “Malësia e Madhe” Michigan
• Sherif-Sheki Krniq – “Malësia” Kaliforni
• Agron Dedivanaj – “Jehona e Malësisë” Michigan

📌 Ky takim ishte një dëshmi e qartë e lidhjeve të forta mes diasporës dhe vendlindjes, duke nënvizuar edhe potencialin e investimeve të diasporës në vendlindje. Themelimi i Sekretariatit të Diasporës në Komunën e Tuzit do të krijojë mundësi për bashkëpunim më të ngushtë që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë kombëtare.

🙏 Me mirënjohje të thellë, falënderova përkushtimin dhe angazhimin e tyre për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave tona të çmuara.

⭐ Një falënderim i posaçëm për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në vendosjen e bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Banner

Related posts

Kërkohej nga Interpoli, policia e Maqedonisë e arrestoi në “Bellanocë” shtetasin e Serbisë

Gjyla Halili

Andonovska dëshiron një Institut me shqiptarë të nëpërkëmbur

Gjyla Halili

Mexhiti: Do të startojmë fuqishëm me investime

Gjyla Halili