AKTUALE

Ganiu në patronatin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”

Banner

Kyetari Komunës së Çairit Visar Ganiu sot mori pjesë në patronatin e Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit”. “Ky ishte një moment i veçantë, që më dha mundësinë të reflektoj mbi rëndësinë e këtij institucioni dhe trashëgiminë që mbart ai për komunitetin tonë. Emri i shkollës na kujton një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare – Kongresin e Manastirit, që shënoi një hap të madh në unifikimin e gjuhës shqipe dhe forcimin e identitetit kombëtar.

Si nikoqir i ngjarjes, drejtorin e shkollës, z. Faik Xhoni, e falënderoj për angazhimin dhe përkushtimin e tij në organizimin e këtij aktiviteti dhe në drejtimin e shkollës. Me punën e tij të palodhur, ai ka bërë të mundur që ky institucioni të jetë një vend ku nxënësit zhvillohen dhe rriten si individë të përgjegjshëm.

Pjesëmarrja ime në këtë ngjarje më bëri të kuptoj edhe më thellë se arsimi është baza e çdo shoqërie dhe se është përgjegjësia jonë të mbështesim këtë institucion, duke e transformuar atë në një vend ku brezat e rinj të rriten dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Ky patronat ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes shkollës, prindërve dhe institucioneve lokale, duke krijuar një bashkëpunim të ngushtë për të siguruar një arsimim cilësor dhe për të ndihmuar nxënësit të arrijnë potencialin e tyre të plotë. https://www.facebook.com/share/p/18uzxBdY3Y/

Banner

Related posts

Komuna e Kërçovës organizon kontrolle shëndetsore falas, Dehari: Bashkohuni me Ne

Gjyla Halili

Arben Taravari kishte më shumë njerëz në 2016 si ASH, se sot me 4 parti (FOTO)

Gjyla Halili

Përvjetori i luftës në Ukrainë, manifestim në kryeqytet: Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo ukrainasi për të qenë i lirë

admin