SHOWBIZ

Të udhëtosh nga Britania në Itali vetëm për të shijuar një picë me kosto më të ulët, i riu bëhet viral në rrjet!

Banner

Një djalë në Britaninë e Madhe fluturoi për në Itali dhe bleu një picë me një kosto më të ulët se sa do t’i duhej për një porosi në vendlindjen e tij.

I riu i quajtur Callum Ryan, vuri re se tarifa e dorëzimit të një porosie të Domino’s Pizza në shtëpinë e tij ishte shumë e lartë. Pas kësaj, ai sfidoi veten që të shkonte fizikisht në një dyqan picash në Itali për të shijuar pjatën.

Përmes një video të postuar në Instagram, ai tregoi se çmimi i Pizza Domino ishte 19,99£, ndërsa e bleu për 17,72 £. Video e postuar në rrjetin e tij social Instagram pati shumë komente interesante, pasi kishte njerëz që e konsideronin “të çmendur”, ndërsa të tjerë që e përkrahnin pasi Napoli është ‘atdheu i picës’.

Callum gjithashtu mori një pije për 5£, megjithatë, ai nuk e përfshiu këtë në llogaritjen e përgjithshme të çmimeve, sepse pijet janë opsionale në Domino’s. Ai arriti në përfundimin se udhëtimi dhe pica i kushtuan të dyja 17.72£, që është 2.27 £ më pak se një picë mesatare në Itali. Disa vunë në dukje se i riu rezervoi vetëm një fluturim me një vajtje dhe do të duhej të shpenzonte më shumë për t’u kthyer në MB.


Top Channel

Banner

Related posts

Princi Harry dhe Meghan Markle mund të njoftojnë se janë në pritje të një fëmije të tretë në ditën e Shën Valentinit!

admin

Dhimbja e kokës e problemet me tretjen, ja dëmet që i shkaktoni trupit kur pini ujë me akull

admin

Ish-gruaja ia kërkoi Hakimit gjysmën e pasurisë gjatë divorcit, por mbeti duarbosh

admin

Leave a Comment