SPORT

Mbappe e Haaland te Real Madrid, e thotë dikush shumë i rëndësishëm

Afati kalimtar i dimrit u mbyll jo shumë kohë më parë, por thashethemet se në të ardhmen dy fenomene si Erling Haaland dhe Kylian Mbappe do të donin të transferoheshin në Spanjë vazhdojnë të mbajnë ndezur interesin.

Lidhur me këtë, në një intervistë për “El Chiriguito”, presidenti i La Ligas, Javier Tebas, është shprehur kështu për këtë temë: “I kam dëgjuar edhe unë zërat për një transferim të mundshëm të Mbappes dhe Haaland në Spanjë.

Por mendoj se këta dy lojtarë mund të transferohen vetëm te Real Madridi. Unë po e përjashtoj Barcelonën, sepse situata ekonomike e klubit katalanas nuk e lejon të merret me transferime të këtyre përmasave”. Sipas Tebas, shumë gjëra duhet të ndryshojnë te Barcelona.

Banner

Related posts

Pau Gasol mbi “çështjen Rubiales”: Skenë e turpshme, u irritova

admin

Operohet Guardiola, City me njoftim zyrtar për mungesën e spanjollit

admin

Qipro ndalon simbolet e karateistëve nga Kosova (FOTO)

admin

Leave a Comment