AKTUALE

Mickoski: Nuk do të ketë Ndryshime Kushtetuese deri në fund të vitit

Banner

Kryeministri i vendit, Hristian Mickoski ka thënë se pyetjet më të vështira për t`u zgjidhur janë ato që lidhen me identitetin, tek çështja e Ndryshimeve Kushtetuese.Shton se për problemin që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë tashmë e gjithë bota është e njoftuar.
Kemi disa pengesa të cilat i kalojmë, më të rënda janë ato që lidhen me identitetin dhe politikën këtu ne bisedojmë, mundohemi dhe punojmë. Problemin tonë e dinë tashmë e gjithë bota në periudha dhe situata kaq të sfiduese, çështja e Maqedonisë është vendosur përsëri në tavolinë, kërkohet zgjidhje, po punojmë asgjë nuk ia lëmë rastit sepse kemi agjendë ambicioze”, tha Mickoski.

Foli për takimin Siljanovska-Radev, tha se Maqedonia nuk do të ndryshojë qëndrimin në asnjë moment dhe do të bëjnë gjithçka që të mbrojnë këtë qëndrim që sipas tij është i argumentuar. Mohoi faktin se mund të ketë ndryshime kushtetuese deri në fund të këtij viti

“Nuk e di, ajo sigurisht nuk planifikohet, nuk e di a është e mundur të bëhet ndonjë hap pozitiv, megjithatë e di se do të bëjmë gjithçka që mundemi me gjithë fuqinë tonë të bëjmë që pyetja jonë ta tregojmë ashtu siç është. Para të gjithë autoriteteve botërore. Këtë edhe e kemi bërë periudhën që po e lëmë pas. A do të ketë ndonjë përmirësim, nuk e di, a do të ketë ndryshim të qëndrimit tonë, nuk do të ketë, sepse qëndrimi jonë është i bazuar në principe dhe argumente atë edhe e kemi thënë”, deklaroi Mickoski.

Ndryshe nga Mickoski, partneri i tij në qeveri, Arben Taravari tha se pret që deri në fund të vitit të ndodhin ndryshimet kushtetuese.

Banner

Related posts

Kovaçevski pret mbështetjen për ligjet për Korridoret

admin

Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Gjyla Halili

MPJ-ja e Greqisë: Mickoski të mos provokojë, çështja maqedonase është e zgjidhur

Gjyla Halili