AKTUALE

Kuvend, katër seanca të komisioneve

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca katër komisione – Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhimin e Ujërave dhe Komisioni për financim dhe buxhet.

Anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport do të diskutojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veprimtarinë Inovative, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, … Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për standardet e nxënësve…

Në rendin e ditës të Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor është Propozimi për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tokën Ndërtimore, me procedurë së shkurtuar, Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari komunale. Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pastërtinë publike, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për varrezat dhe shërbimet funerale, të gjitha në leximin e parë…

Anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhimin e Ujërave do të diskutojnë Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tokën Bujqësore, me procedurë të shkurtuar.

Komisioni për Financim dhe Buxhet ka në rendin të ditës një pikë të vetme dhe atë: – Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akciza, në lexim të parë.

Banner

Related posts

BDI Tetovë reagon ndaj planit për shitjen e tokës publike pranë Shkumbinit/ Rexhepi: Tetova ka nevojë për zhvillim, jo për shitjen e pasurisë publike

Gjyla Halili

Përkrahësit e Fraksionit në Tetovë shtrojnë iftar

admin

Hasan Prishtina në Kuvendin e Junikut – Një kolos me dy jubile

admin