AKTUALE

Blerim Bexheti godet VLEN-in: Asnjë premtim, asnjë fjalë që than dhe dhan S’VLEN!

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka goditur fort mosmbajtjen e premtimeve nga VLEN.

“Do mbyllim kazinot”, asnjë kazino e mbyllur!Madje nuk votuan ligjin për mbyllje të kazinove të propozuar në Kuvend”, ka shkruar Bexheti.

Postimi i plotë i Bexhetit:

Si duket me të vërtetë S’VLEN asnjë premtim, asnjë fjalë që than dhe dhan!

“Do mbyllim kazinot”, asnjë kazino e mbyllur!Madje nuk votuan ligjin për mbyllje të kazinove të propozuar në Kuvend!

“Do avancojmë përfaqësimin e shqiptarëve”, heqën balansuesin si mehanizëm për përfaqësim të drejtë, madje edhe ndaluan deklarimin e përfaqësisë etnike!
“Do t’i përfaqësojmë në mënyrë adekuate shqiptarët“, sipas partnerit të tyre “humbën” 75% të pozitave të deritanishme!
Kritikonin se gjuha shqipe nuk është plotësisht e barabartë dhe se ata do ta bënin plotësisht zyrtare, në fund po del se janë “dorëzuar“ dhe do abrogojn (anulojnë) “disa nene” të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

Dhe në fund …. Do të bënin departizimin e gjyqësorit dhe jurisprudencës, e pamë sot së si do ta bëjnë këtë!
Me propozimin e anëtarëve më të “zjartë” partiak!
Me propozimin e anëtarit të partisë së Izet Mexhitit, Ardian Demiri!
Nëse kjo është “departizim” atëherë me të vërtetë NUK JA VLEN!

Banner

Related posts

Fatmir Dehari pritet me përqafime dhe mbështetje të fuqishme nga mërgata në Zvicër

Gjyla Halili

“Jehona e Malësisë” do të mbajë Darkën e parë për mbledhje fondesh

Gjyla Halili

Shkup, u mbajt memorial për veprimtarin Tahir Hani

Gjyla Halili