AKTUALE

VLEN: Islam Abazi kishte rrëshqitur nga konaku i Ali Ahmetit drejt në krye të Prokurorisë

Banner

Nga VLEN kanë reaguar ndaj akuzave të sotme të BDI-së për tentim për ndikim politik në gjyqësor, përcjell TV21. Nga VLEN thonë se do ta rikthejnë besimin në gjyqësor dhe do t’i heqin “prangat e BDI-së nga gjykatësit dhe prokurorët”.

“Qytetari shqiptar ka memorie dhe kujton rastet kur Gjykatësit dhe Prokurorët u emëronin me biseda telefonike ku dëgjoheshin Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Blerim Qoseto Bexheti teksa thonin se “Pa një prokurorë shqiptarë më pak nuk shkohet në xhenet”. Më të freskëta janë rastet si ai Ixhet Memetit, i cili vet tha se ka marrë ryshfet dhe pranoi fajësinë e tij. Vazhdojmë tutje, zgjedhja e Islam Abazit nga Zajazi për kryeprokuror për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte bërë kryekëput për të instaluar ndikimin politik në këtë Prokurori. Edhe pse ata e mohonin, fotografitë janë dëshmi që pohojnë se Abazi kishte rrëshqitur nga konaku i Ali Ahmetit drejt në krye të Prokurorisë për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit. Gjithashtu populli nuk e ka harruar as Talat Xhaferin, kur djalin e tij – Barlet Xhaferi, e kishte qerasur me pozitën e prokurorit ende pa diplomuar”, thuhet mes tjerash në reagimin e VLEN-it.

Banner

Related posts

BDI: Mbi 2 miliardë euro në projekte infrastrukturore

admin

Bejta vazhdon fushatën: “Limani ka fryrë çmimet në tenderin e pllakave të bekatonit”

Gjyla Halili

Taravari: Për ne miqësia me SHBA-të është e shenjtë, do të punojmë pareshtur me ta për një Maqedoni të integruar në BE dhe larg ndikimit rus

Gjyla Halili