AKTUALE

25 vjetori i rënies heroike të Bekim Berisha – Abeja/ Ahmeti: Përjetësoi amanetet në fushat e betejës

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot me rastin e shënimit të 25 vjetorit të rënies heroike të Bekim Berishës – Abeja ka kujtuar heroizmin e tij që ka përjetësuar amanetet në fushat e betejës.

Postimi i plotë:

Kujtoj sot me krenari në 25 vjetorin e rënies së tij, heroizmin dhe atdhedashurinë e luftëtarit të lirisë, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Berisha – Abeja.

I rritur dhe i edukuar nga familja e tij të dojë vendlindjen, të rreshtohet gjithmonë në mbrojtje të kauzave të drejta liridashëse dhe të mos gjunjëzohet para padrejtësisë, Bekimi do të përjetësojë këtë amanet në fushat e betejës kundër regjimit okupator serb fillimisht në luftërat e Kroacisë dhe Bosnjës.

Kur vendlindja e tij lëshoi kushtrimin, bashkë me shokët e idealit në pranverën e vitit 1998 do të kapnin armët për të ujitur me gjakun e tyre rrënjët e lirisë së Kosovës.

Ra heroikisht më 10 gusht të vitit 1998 bashkë me Bedri Shalën, Elton Zherkën dhe Përmet Vulën.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta dhe të gjithë dëshmorët e lirisë! LAVDI!

Banner

Related posts

Marash Dukaj uron “Fondin Humanitar Trieshi” për 10-vjetorin: Shembull i solidaritetit dhe dashurisë për vendlindjen.

Gjyla Halili

Dje, Lladrovci kishte paraparë mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve pa mbledhjen e dy qeverive

admin

“Qyteti i Sigurt” apo sistem i gjobave? ASH: Po zhvaten qytetarët me ligjin e treshes VMRO-VLEN dhe Levica

Gjyla Halili

Leave a Comment