AKTUALE

Bytyqi: Me propozim-ligjin për heqjen e TVSH-së do të ulen harxhimet për ushqim

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për TVSH-në që ne e kemi dorëzuar do të ndihmojë qytetarët, jo opozitën, as qeverinë, do t’i ndihmojë ata të zvogëlojnë shportën e konsumit”, tha deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi dje në një paraqitje televizive, lidhur me ndryshimet ligjore të dorëzuara nga LSDM, me të cilat parashihet heqja e TVSH-së për produktet ushqimore nga 5% në 0% TVSH.

Duke iu përgjigjur deputetit të VMRO-së, Bojan Stojanoski, i cili tha se ligji është “lëvizje hipokrite” dhe se e njëjta zgjidhje ligjore është propozuar nga ai edhe më parë, deputeti Bytyqi theksoi se bëhet fjalë për sjelljen e zgjidhjes ligjore në kohë të ndryshme.

“Ligji i uljes së TVSH-së miratohet në kohë të ndryshme. Më lejoni t’ju kujtoj se sa shumë e kanë ndryshuar situatën ekonomike masat që kemi marrë. Ne e ulëm inflacionin që u importua nga 19% në 3%, që sot të flitet për 2.5% dhe kjo për shkak të disa masave që kemi marrë. Shporta e konsumit në shtator është rritur për 1000 denarë në krahasim me gushtin, ndërsa në tetor është ulur për 940 denarë. Domethënë 54 denarë është dallimi në çmim në krahasim me gushtin dhe ky është realiteti”, tha Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së.

Ai theksoi se LSDM-ja është konsekuente në politikat e saj, gjë që siç tha, dallohet në faktin se gjatë kohës sa ishte në pushtet janë bërë përpjekje për përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe zbutjen e pasojave nga rritja e inflacionit.

Banner

Related posts

Nikollovski pas thirrjes për luftë tani kërkon 61 deputetë kundër shqiptarëve

admin

Prokurorët do ta kontestojnë Ligjin për koeficientët e rrogave para Gjykatës kushtetuese

Gjyla Halili

BDI: Dënojmë ashpër arrestimet e individëve që nuk kanë lidhje me tra’gjedinë

Gjyla Halili