AKTUALE

Deputeti Blerim Bexheti pyet Mickoskin: Qeveria e RMV-së me Evropë apo me Rusi

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti pyet kryeministrin Mickoski, nëse Qeveria e RMV është me Evropën apo me Rusinë.

Bëje ligjin për veting dhe pjesë e të cilit të jetë edhe privatizimi gjatë viteve “90, ka shkruar Bexheti.

Postimi i plotë:

Pyes publikisht kryeministrin e vendit i cili udhëheq me qeveri monoetnike dhe palegjitimitet etnik me “kukullat” e veta se cili është qëndrimi i qeverisë së RMV-së me Evropë apo me Rusi ?

Para disa ditëve lëshuam një video ku shihet se si kryeministri përgadit “urdhëresë” nëpërmjet mediave deri te gjykata kushtetuese për heqjen e balanserit dhe ndryshim të neneve në gjuhën shqipe ku me këtë a po e ktheni vendin si para vitit 2001?

Nëse e thoni se jeni të pakoruptuar, atëher në emër të luftës ndaj krimit dhe korupsionit ta miratojmë ligjin për veting, ku pjesë e ligjit të jetë edhe procesi i privatizimit në vitet e 90-ta ku 914 ndërmarje janë privatizuar!

Banner

Related posts

Mexhiti: Paska folë prap makineria propaganduese e Gebelsit të BDI-së!

Gjyla Halili

Anëtarësimi në Interpol, Sveçla: S’po ndodh për shkaqe politike

admin

Fjalimi i Ali Ahmetit në Prishtinë

Gjyla Halili