AKTUALE

MASH: Ligj të ri për tekstet shkollore, nga shtatori libra për të gjithë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar në ENER propozim ligjin e ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm. Ligji i ri duhet të sigurojë prodhimin e teksteve me përmbajtje më cilësore, të zvogëlojë gjasat për gabime si më parë dhe të thjeshtojë procedurën e prokurimit, në mënyrë që tekstet të dërgohen në shkolla në kohën e duhur. Sipas MInistrisë së Arsimit, të gjithë qytetarët e interesuar mund të kontribuojnë në miratimin e versionit më të mirë që do të përcillet në procedurën parlamentare. Propozimi i ligjit integron sugjerimet e shtëpive botuese në Maqedoni me përfaqësuesit e të cilave drejtuesit e MASH-it dhe Shërbimit Pedagogjik kanë pasur takim pune. Me miratimin e këtij Ligji do të zëvendësohet ligji aktual i vitit 2008. /Alsat.mk

Banner

Related posts

Temperatura deri në 29 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

BDI: Dënojmë deklaratat skandaloze të deputetit të VMRO, vendi ecën rrugës europiane

admin

Shqipëria voton, Rama: Shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre

Gjyla Halili