AKTUALE

BDI: Konfirmohet pastërtia e projektit! VMRO dhe VLEN pa ndryshuar asnjë pikë e presje e vazhduan Korridorin 8

Banner

Gjuetia politike e shtrigave disavjeçare dështoi dhe ngadhënjeu e vërteta, gjithmonë në të mirën e qytetarëve, thonë nga BDI në reagimin e tyre të sotëm për projektin e Korridorit 8, përcjell TV21. Integristët thonë se Qeveria VMRO-VLEN e pranoi projektin paraprak që e kritikonte, ndërsa apelojnë që aksi Gostivar-Bukojçan të ketë tunel, dhe mos të ndërtohet me rrugë malore.

“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) konstaton që reterimi i tërësishëm i Qeverisë pa legjitimitet etnik konfirmoi në tërësi pastërtinë e projektit të Korridorit 8 dhe të veprimeve të qeverisë së kaluar. Për dy vite me radhë, VMRO dhe VLEN e kundërshtonin dhe pengonin projektin, u zotuan që do ta anulojnë, por, pa ndryshuar asnjë pikë as presje as në kontratë e as në çmim, e pranuan, e vazhduan, e quajtën të arritur historike dhe u munduan që ta përvetësojnë. Qytetarët e dinë se ky projekt është ideuar, projektuar, negociuar, firmosur, është vënë gurthemeli dhe kanë nisur punimet në kohën e Qeverisë 2020-2024. Hapi vijues është që Qeveria tash të rikthen vendimin që aksi nga Gostivari deri në Bukojçan të realizohet me tunel e jo me autostradë malore, sepse tuneli është opsioni më i mirë dhe më racional për këtë pjesë të korridorit”, thuhet ems tjerash në reagimin e BDi-së./tv21.tv

Banner

Related posts

Të punësuarit në Kulturë nuk heqin dorë nga protestat, kërkojnë zgjidhje të problemit me pagat

Gjyla Halili

Escobar vizitë dy ditore në Shqipëri, kë pritet të takojë nga opozita një muaj përpara zgjedhjeve lokale

admin

Maqedonia e Veriut po zbrazet gjithnjë e më shumë, shteti pa strategji për parandalim

Gjyla Halili