AKTUALE

Mënyrë e re e pagesës së biletës së autobusit në Shkup përmes numrit 185

Banner

Ndërmarrja e Transportit Publik (NTP-JSP) Shkup dje prezantoi një mënyrë të re për blerjen e biletës së udhëtimit përmes numrit të telefonit 185 dhe aplikacionit të ri celular “Skopjebus”, i cili do të jetë i disponueshëm nga 30 tetori.

Me këtë risi, pasagjerët mund të blejnë një biletë për transportin urban me vetëm një telefonatë dhe pa pasur nevojë të përdorin një validator.

Për të blerë një biletë, pasagjeri duhet të telefonojë vetëm numrin 185, pas së cilës do të dëgjojë një sinjal “bip” dhe një mesazh zanor që konfirmon blerjen e një bilete me të njëjtin çmim prej 40 denarë. Që në momentin e telefonatës, bileta aktivizohet dhe pasagjeri merr një mesazh SMS për konfirmim.

Banner

Related posts

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi kandidaturat në Gostivar: Bashkim për fitore më 19 tetor

Gjyla Halili

Edukimi mediatik, mbrojtja më e mirë nga dezinformatat

admin

Vatra Tampa Bay do të rihapë shkollën shqipe më datën 12 tetor 2024

Gjyla Halili