AKTUALE

Hakaton programues në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet “Ura digjitale: Hakatoni i Kuvendit, i cili ka për qëllim t’i lidh programuesit e rinj me Kuvendin përmes zhvillimit të zgjidhjeve inoivative softuerike.
Hakatoni realizohet në kuadër të Programit për Mbështetjen Parlamentare, organizator dhe mikpritës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai ka për qëllim t’i lidhë programuesit e rinj me Kuvendin përmes zhvillimit të zgjidhjeve inovative softuerike, duke përdorur set të të dhënave nga Portali i të Dhënave të Hapura të Kuvendit, Portali Nacional i të Dhënave të Hapura dhe Portali i Financave të Hapura.

Ky eveniment është disejnuar për të frymëzuar dhe inkurajuar talentët e rinj që të përdorin fuqinë e të dhënave të hapura për të krijuar zgjidhje softuerike, që do të përdorej për të mirën publike dhe që do të adresonte sfida të ndryshme shoqërore.

Banner

Related posts

Drejtori Halili: 3 milionë denarë ndahen për hulumtuesit e rinj për realizimin e projekteve të gjelbërta

admin

VLEN kërkon vota për Mickoskin dhe VMRO-në në Luboten për Darkon!

Gjyla Halili

LSDM: Me arrestimin vetëm të ish-policëve, hetimi për Koçanin po shndërrohet në farsë

Gjyla Halili