AKTUALE

Ekipi menaxhues i MEPSO-s në teren, viziton trafostacionet të cilët së shpejti do të rikonstruohen dhe modernizohen

Ekipi menaxhues i ShA MEPSO në teren në trafostacionet të cilët së shpejti do të rikonstruohen dhe modernizohen për zvogëlim të kostovë dhe efikasitetin energjetik.
Objekte të vjetra, godina komandimi të ndërtuara në vitet e largëta të 70-tave të shekullit të kaluar, pa termoizolim dhe me kushte relativisht të këqija pune. Së shpejti pamjet e tilla në trafostacionet 400/110 kV TS Shkup 4, 400/110 kV TS Shkup 1/5 dhe 400/110 kV TS Dubrovë do të mbeten në të kaluarën. Një pjesë e ekipit drejtues të kompanisë, sot patën mundësinë që të shohin nga afër kushtet në të cilat punojnë 100 punonjës në tre stacionet më të rëndësishme të transformatorëve në vend.

– Reklamim –

👉📌Si menaxhment i ri, u përballëm me një sërë procedurash të prokurimit publik që nuk ishin thelbësore për nevojat e MEPSO-s. Në frymën e optimizmit, vendosëm që fondet nga këto procedura t’i ridrejtojmë në rindërtimin e godinave komanduese të trafostacioneve kryesore në Maqedoni, përkatësisht TS Shkup 1/5, Shkup 4 dhe TS Dubrovë, të cilat janë ndërtuar më shumë se dyzet, pesëdhjetë vjet më parë. Me këto projekte do të mundësojmë përmirësim të ndjeshëm të efiçencës energjetike dhe ulje të konsumit vetanak, gjë që do të kontribuojë më tej në ekonominë e sistemit. Në anën tjetër, përmes renovimit të objekteve, do të sigurojmë cilësi më të mirë dhe kushte të mira pune për dispeçerët dhe personelin tjetër teknik në trafostacione, që është më se e nevojshme për sigurinë dhe produktivitetin e tyre, u deklarua para punonjësve drejtori general i ShA MEPSO Burim Ljatifi.

🛠Me rikonstruimin, rehabilitimin dhe modernizimin e objekteve, jo vetëm do të përmirësohen karakteristikat energjetike të godinave, dhe do të integrohen burimet e ripërtëritshme të energjisë, por do të ulen kostot e ngrohjes, ftohjes dhe ndriçimit, do të krijohen kushte cilësore të punës dhe akses të pandërprerë të personave me aftësi të kufizuara.
Objekti komandues në TS Shkup 4, në lagjen Pintija është ndërtuar në vitin 1976. Ky stacion është jashtëzakonisht i rëndësishëm për furnizimin me energji elektrike për konsumatorët (amvisëritë dhe kompanitë) në rajonin e Shkupit, zonën industriale të Bunarxhikut, aeroportin dhe zonën qendrore të qytetit.

🏚TS Shkup 1/5 në lagjen Butel ka 57 vite në përdorim. Trafostacioni furnizon 50% të konsumit të Shkupit. Me të është i lidhur termocentrali i kogjenerimit Te-To dhe prej këtu niset një linjë transmetuese interkonektive 400 kV drejt Kosovës dhe një linjë transmetimi 400 kV për TS Shkupi 4.

⚡️Nëpërmjet TS 400/110 kV të Dubrovës, vendi ynë ka lidhje ndërlidhëse me Republikën fqinje të Greqia dhe Republikën e Bullgarisë nëpërmjet TS Shtip. TS Dubrovë është energjetikisht e lidhur me TS Manastir 2 dhe TS Shkup 4, dhe prej këtu nisen linjat e transmetimit në TEC Negotinë, TS “Buçim”, TS “Valandovo”, TS “Kavadar”, Feni 1 dhe Feni 2.

➡️Me qëllim të optimizimit të shpenzimeve dhe krijimit të kushteve më të mira të punës, ekipi i ri menaxhues planifikoi rikonstruksionin e trafostacioneve të nivelit të tensionit 110 kV: TS Manastir 1, TS Veles, TS Kavadar, TS Samokov dhe TS Shkup2.

Related posts

BDI-Gostivar: Ministri i VMRO-DPMNE shënjestron Qendrat Sociale në vendbanimet shqiptare. Kërcënon që qytetarët duhet të kthejnë ndihmat sociale!

Gjyla Halili

Bëhen publike pamjet e arrestimit të Liam Osmanit

Gjyla Halili

KANË AFTËSI PASTRUESE DHE ULIN KOLESTEROLIT, KËTO JANË USHQIMET NATYRALE MË TË MIRA PËR KORONARET E ZEMRËS

Gjyla Halili