AKTUALE

“Mungesë disipline”! Miletiçi e pranon se ka larguar nga puna 10 shqiptarë!

Elektrodistribucioni i Maqedonisë së Veriut me drejtor Petar Miletiç (djali i Dragisha Miletiçit, kryetar i Partisë Serbe në RMV), ka pranuar se i ka larguar nga puna 10 punonjës shqiptarë, ndërsa arsyetohet se shkak për largim nga puna ka qenë “mungesa e disiplinës”.

Nëpërmjet një komunikate drejtuar mediave, EMV thotë se të punësuarit kanë për obligim ta respektojnë rendin e punës dhe disiplinës konform ligjit për marrëdhënie pune dhe akteve interne të punëdhënësit, kurse mosrespektimi i tyre bart përgjegjësi.

Gjatë periudhës së kaluar, thotë EMV, tek disa punonjës të caktuar është konstatuar shkelje e rendit të punës dhe disiplinës dhe mungesa të paarsyeshme që ka ndikuar negativisht në proceset e punës.

“Pas konstatimit të situatës faktike, është miratuar vendimi për ndërprerje të marrëdhënies së punës për disa të punësuar për të cilët në periudhën e kaluar janë konstatuar shkelje të rendit të punës dhe disiplinës. Çdo punonjës ka të drejtë në mbrojtje juridike konform rregullës positive ligjore”, thuhet në reagim e EMV-së.

SHA EMV, thuhet më tutje në komunikatë, pret që me përgjegjësi dhe profesionalizëm të realizohen të gjitha detyrat e punës nga të gjithë punonjësit pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare apo etnike.

“Kompania mbetet e përkushtuar në obligimin për të siguruar ambient të përgjegjshëm pune dhe do të vazhdojë t’i ndjek dhe respektojë ligjet dhe konform tyre të ndërmarrë masa”.

Ndryshe, 10 shqiptarët e larguar nga puna janë çlajmëruar nga vendi i punës ditën e martë, kurse gjatë ditës së sotme përmes njoftimit e kanë kuptuar se janë të përjashtuar nga puna edhe pse kanë pas vendime pune. Të larguarit nga puna pritet të reagojnë publikishtë në ditët në vijim ndërkohë paralajmrojnë se do të padisin ndërmarjen dhe drejtorin pasiqë largimin nga puna e ka bërë në mënyrë joligjore.

Ndryshe, përfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion deri sot ka qenë rreth 30%, nga gjithësej 174 të punësuar në këtë institucion 41 kanë qenë shqiptarë. Me largimin e fundit nga puna të shqiptarëve përfaqësimi nën 23%.

Related posts

Haradinaj: Kërcënimet ndaj policëve në veri, përpjekje për të sabotuar qetësimin e situatës

admin

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska për vizitë në Teatrin Turk

Gjyla Halili

Kriza energjetike, Grubi: 100 milionë euro nga Brukseli për Maqedoninë e Veriut

admin