AKTUALE

Takohen drejtorët e SHA MEPSO dhe OST-Shqipëri

Energjetika, investimet strategjike dhe intensifikimi i lidhjeve energjetike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ishin temat kryesore të bisedës në takimin e parë mes drejtorit gjeneral të SHA MEPSO, Burim Latifi dhe drejtorit të operatorit të rrjetit të transmisionit të Shqipërisë – OST, Skerdi Drenova.
Duke iu referuar dinamikës së realizimit të projekteve strategjike, udhëheqësit e SHA MEPSO dhe OST konfirmuan se procesi i “market coupling” është një prioritet absolut për të dyja kompanitë në të cilin do të punohet intensivisht.

Takimi u vlerësua si jashtëzakonisht konstruktiv, u shfrytëzua edhe për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen lidhur me zhvillimin e sektorit të energjisë elektrike, duke mbajtur takime të rregullta ndërmjet punonjësve të MEPSO-s dhe OST-së në Strugë dhe Podgradec, si dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në interes të të dy vendeve.

Related posts

MPB: Të shtunën qytetarët nën 18 vjeç do mund të fotografohen pa terimine për të nxjerr dokumentet personale

Gjyla Halili

Blerim Bexheti në përurimin e rrugës në Semenishtë: “Fjala e dhënë po mbahet gjithandej”

Gjyla Halili

Gjendja e ndërtesave të reja është me e keqe se atyre të vjetra sa i përket standardeve të ndërtimit

Gjyla Halili