AKTUALE

Bashkëpunim midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Malit të Zi në fushën e Inteligjencës Artificiale

Gjatë qëndrimit në Dubai, Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj u pritë dhe bisedoj me E.T Omar Sultan Al Olam, Ministri i Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Ekonominë Dixhitale dhe Aplikimet e Punës në Distanca të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Dukaj tha se treguan dakordësinë se konferenca si kjo e fundit janë një mënyrë e shkëlqyer që të shkëmbejmë njohuri të vlefshme dhe të punojmë së bashku në zbatimin efektiv të agjendës së inteligjencës artificiale që prek qeveritë dhe sektorët strategjikë në të gjitha ekonomitë.

Gjatë bisedës, ministri Al Olama theksoi rëndësinë e mbledhjes së liderëve botërorë nga ekonomitë e krijuara dhe në rritje, në mënyrë që të shkëmbejmë njohuri të vlefshme dhe të punojmë së bashku në zbatimin efektiv të agjendës së inteligjencës artificiale që prek qeveritë dhe sektorët strategjikë në të gjitha ekonomitë.

Al Olama shprehu gjithashtu interes për ta parë Malin e Zi si ekspozues në panairin e radhës GITEX, duke njohur potencialin e tij në fushën e transformimit dixhital dhe inovacionit – njoftuan nga Ministria e Administratës Publike.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se dy vendet mike duhet të intensifikojnë bashkëpunimin në këto fusha dhe ranë dakord për hapat e ardhshëm që do t’i mundësojnë Malit të Zi të përmirësojë me suksesin më të madh të mundshëm fushën e transformimit dixhital dhe përdorimin e AI.

Related posts

REISUL ULEMA I BFI DEKOROHET ME DEKORATËN “MEDALJA E PËRSOSSHMËRISË SË LIDERSHIPIT DHE TOLERANCËS NDËRKULTURORE”

Gjyla Halili

Fatmir Dehari: Ne mundemi dhe më pastër

Gjyla Halili

Why Watson data platform can be the iTunes for your Big Data

admin