AKTUALE

FEDERATA VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR MË 22 NËNTOR 2024

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” me rastin e 112 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë fton të gjithë shqiptarët në festën e Flamurit Kombëtar.

Flamuri i kombit tonë bashkon të gjithë shqiptarët anembanë botës. Pavarësia është ditë e shenjtë dhe e shtrenjtë e lirisë së një kombi e populli, është dita më e shënuar në histori.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e festës historike të të gjithë shqiptarëve.

Komisioni i Organizimit të Darkës për 112 vjetorin e Pavarësisë përbëhet nga: Anton Raja, Rafalela Prifti, David Balaj, Mondi Rakaj, Ilir Cubi, Sokol Paja, Paulin Marku, Pashko Camaj, Angjelina Nika dhe Drita Vushaj.

Darka e Pavarësisë do të organizohet ditën e Premte, 22 Nëntor 2024, Ora 7:00 PM.

Adresa:
Greentree Country Club
538 Davenport Ave, New Rochelle, NY 10805.

Pjesëmarrja në Darkën e Pavarësisë kushton 150 usd për person, me të gjitha të përfshira.

Për biletat personat e kontaktit janë:

Anton Raja cel: 646 594 4747
Ilir Cubi cel: 9143108355
Dr. Pashko Camaj cel: +15169020588.

Për pagesat kontaktoni Arkëtarin e Vatrës Besim Malota cel: +12034557167.

JU MIRËPRESIM TË GJITHËVE.

Banner

Related posts

Kurti: SHBA-ja dhe BE-ja ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e draftit franko-gjerman

admin

Pak para zgjedhjeve, Taravari ndanë gjysmë milioni euro, për punësimin e 1.100 militantëve

Gjyla Halili

Ahmeti për opozitën shqiptare: Të mos bëjnë gabimet e vitit 2006! U pa kush ishte fitimtar

Gjyla Halili