Përmes fushatës parandaluese “Mos u bë bashkautor-denonco tentim për korrupsion”, Agjencia për Kadastër të Patundshmërive do të punojë për ngritjen e vetëdijes për parandalimin e korrupsionit në institucion.
Korrupsioni në institucionet shtetërore përfaqëson kërcënim serioz për integritetin e tyre dhe minon interesin publik. Ai krijon atmosferë mosbesimi, pabarazie dhe padrejtësie, të cilat ndikojnë negativisht ndaj institucioneve. Prandaj, është e nevojshme që secili individ të marrë përgjegjësi dhe të raportojë secilën formë të korrupsionit, me çka do të kontribuojë në ndërtimin e një administrate më efikase dhe transparente. Apeloj dhe inkurajoj qytetarët, që nëse përballen me secilën formë të korrupsionit, të njëjtën ta denoncojnë menjëherë”, deklaroi Ivan Zhivkovski, drejtor i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive.
Fushata ka për qëllim që të ngrit vetëdijen publike për denoncimin e rasteve të korrupsionit dhe keqpërdorimit të mundshëm të detyrës nga punonjësit e Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive. Ajo do të zbatohet në të gjitha drejtoritë rajonale në të gjithë vendin, ndërsa në periudhën e ardhshme do të zhvillohen aktivitete edukative në këtë temë.
Për çdo dyshim apo rast konkret për korrupsion qytetarët mund të denoncojnë në adresën elektronike: prijavikorupcija@katastar.gov.mk ose në numrin e telefonit 070/288-300, ndërsa denoncimet janë anonime.