AKTUALE

Grubi: Do të ketë kryeministër shqiptar, janë dakorduar Ahmeti dhe Zaev, ka konfirmuar edhe Kovaçevski

Banner

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi konfirmoi se Maqedonia e Veriut do të ketë Kryeministrin e parë shqiptar, sepse kjo është dakorduar mes ish-kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Grubi thotë se për këtë fjalën e ka dhënë edhe kryeministri Kovaçevski dhe lajmin se marrëveshja me Ahmetin do të jetë e vlefshme.

Kështu Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi e ka thënë në një intervistë për televizionin kosovar “Dukagjini”, duke theksuar se nuk ka ambicie për të qenë Kryeministër, por dëshiron të mbahet mend për realizimin e Korridoreve 8 dhe 10.

“Ne patëm një fushatë moderne në vitin 2020 që bëri jehonë në Tiranë dhe Prishtinë se ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut të ketë Kryeministrin e parë shqiptar. Ky është projekti i Ali Ahmetit dhe ai nuk gabon në zgjedhjen e tij. Nuk kam ambicie të tilla sepse dua të mbahem mend për realizimin e Korridoreve 8 dhe 10D” – deklaroi Zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Related posts

Gashi: Nuk kam ingerenca të propozoj kryetar të Komisionit për politikë sociale, por vetëm të caktoj një deputet për të thirrur seancat

Gjyla Halili

Ali Ahmeti në Presidencë: Kosova t’i krijojë shpejt institucionet – shqiptarët në RMV po përballen me ofensivë të rrezikshme nga pushteti

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Dikur e sabotonin sot e promovojnë programin tim, asgjë tjetër përpos turizëm plotik

admin

Leave a Comment