AKTUALE

Limani-Shçekiq: Vetëm të bashkuar si rajon mund të ecim përpara dhe t’i bashkohemi tregut ekonomik global

Përveç lidhjes rajonale të të rinjve, të cilën e bën Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO, është e nevojshme të punohet në përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë përmes pjesëmarrjes së përbashkët në projekte ndërshtetërore, vlerësuan ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe ministri i Sportit dhe Rinisë i Malit të Zi, Dragoslav Shçekiç në takimin në kuadër të vizitës së tij të punës në Berlin, ku morën pjesë në Forum për të rinjë nga Ballkani Perëndimor.

Siç informojnë nga ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, bashkëbiseduesit folën për faktin se Bashkimi Evropian duhet të bëhet më fleksibël ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, pa kushte, por me mbështetje të plotë. Sepse Evropa nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri malazez ka dërguar edhe ftesë të drejtpërdrejtë për të vizituar Malin e Zi me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekzistues.

Banner

Related posts

BDI: Ne propozuam ligjin që të ketë kufizime ndaj politikanëve në “listën e zezë”, por u bllokua nga VMRO dhe VLEN

Gjyla Halili

Drejtori Halili paralajmëron themelimin e laboratorit në fushën e Arqitekturës në UEJL

admin

Organizata e Veteranëve mban konferencë për media

Gjyla Halili