KOSOVË

Austria dëbon katër diplomatë rusë

Banner

Ministria e Jashtme e Austrisë tha më 2 shkurt se ka dëbuar katër diplomatë rusë për veprime që bien ndesh me statusin e tyre diplomatik.

Ministria tha se diplomatët duhet të largohen nga vendi deri më 8 shkurt.

Përmes një deklaratë u tha se dy diplomatë punonin në Ambasadën ruse, ndërsa dy të tjerët ishin anëtarë të misionit rus në Kombet e Bashkuara në Vjenë, por nuk u dhanë më shumë detaje.

Lidhur më këtë deri tani nuk ka pasur reagim nga Moska.

Theksojmë seedhe në prill të vitit 2022, Austria kishte dëbuar gjithashtu katër diplomatë tjerë rusë me arsyetimin e njëjtë.

Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e 12-të, që kur forcat ruse sulmuan Ukrainën me 24 shkurt, raporton Radio Evropa e Lirë.

Banner

Related posts

Rama uron Erdogan për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Turqi

admin

Kosovë: Një 69-vjeçar dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër kufirit

Gjyla Halili

Begaj dënon sulmin me armë ndaj gazetarëve të “Fiks Fare”

admin

Leave a Comment