OPINIONE

HULUMTIMI JASHTA KORNIZËS TRADICIONALE

Taxhudin Hamidi- Tetovë
Populli nuk vdes nga uria dhe lufta, por nga hulumtimet dhe mendimet e cunguara.
Teoria e hulumtimit një përpjekje studimore në objektin e lëndës dedikuar zgjidhjes paraqet arritjen e argumentit dhe njëkohësisht siguronë dobinë e tij.
Pra çdo hulumtues- muxhtehid për bazë ka argumentin.
Kjo tregon se hulumtimi nuk është okultizëm pra i fshehur për shumicën e njerëzve.
Ai angazhim me tipare grupore dhe utilitare nuk merrë statusin e ixhtihadit.
Hulumtuesi apo muxhtehidi nuk e vë në mungesë veprimtarinë e tij jashta bastionit të mundshëm të argumentimit.
Nëse përshkruajmë apo studjojmë figura dhe imam botrorë do të vërejm se ata nuk kanë qenë personalitete me ide të shquara vetëm por kanë arritë të njihen si shkolla në fusha dhe dikastere të ndryshme.
Si për shembull Imam Gazali, Ibn Tejmije, Muhamed Abduhu.
Sot përkundër epokës digjitale dhe shkencore nuk mundemi të gjejmë njerëz hulumtues dhe muxhtehit si kalibri i Ibn Tejmies dhe Imam Gazalit.
I morra si shembull sa i përket hulumtimit, studimit, reagim kritik, komentintimit dhe përgjigje në çdo lëmi dhe në çdo profil.
Kjo tregon për kapacitetin e tyre juridik dhe të njohurive të gjera dhe profesionale në shumë segmente të jetës.
Jo kaq por ata kanë prekur çdo lëvizje dhe çdo sekt kanë komentuar.
Nga ana tjetër jo vetëm që e kanë komentuar por kanë sjellë qëndrim personal dhe kolektiv.
Kanë pasur aq shumë fuqi studimore që edhe kundër rethanave të pushtetit rigid në disa periudha ata nuk kanë ngujojuar në rekomandimin e tyre drejtuar xhematit dhe popullit musliman.
Pra historia e mendimit të dijetarëve islam të mahnit dhe të befason pozitivish se si kanë mundur të njohin të gjitha lëvizjet dhe grupacionet apo taifet ose sektet e armatosura në të gjithë boton nga Maroko e deri në Indi apo anasjelltas nga Pakistani deri në Bagdat etj.
Sot ne nuk mundemi të mbrimë punën dhe angazhimin e tyre.
Duke mos degraduar asnje shkollë, drejtim, lëvizje apo subjekt politik neve sot shumë rrima , grupacione dhe sekte na janë ulur në sofrën tonë shqipëtare
Po hanë bukën e popullit tonë.
Kanë filluar të i mësojnë edhe fëmitë tanë.
Ne akoma nuk jemi në gjendje ta themi një fjalë.
Nuk jemi në gjendje të parashtrojmë një pyetje të vetme se kush janë këta.
Nga na erdhën kush i financoi etj.etj.
Kjo tregonë jo se akoma nuk jemi të përgaditur.
Por tregon se kemi humbur rrugën e të parëve tanë.
Që sapo e shihnin një ndryshim dinin të organizohen dhe ta publikonin si një elemen degjenerues dhe i dëmshëm për ata.
A e dimë ne sot se ku matet fuqia e një hulumtuesi?
Ku matet fuqia e një shkenctari?
Ku matet fuqia e një investiguesi?
Fuqia e një muxhtehidi dhe hulumtuesi nuk matet në punimin e tij akademik i mbyllur përmbrenda dy kopertinave remek .
Por fuqia e hulumtuesit matet në njohuritë e të tjerëve.
Sa hulumtuesi ka njohuri për subjektet e reja dhe të ardhëshme.
Sa është i fuqishëm që ai të klasifikojë teoretikisht njërin nga tjetrin.
Sa është i aftë dhe i guximshëm të bëj hulumtimin e lëvizjeve, shoqatave, organizatave të ndryshme.
Hulumtuesi quhet hulumtues atëherë kur ai sjellë dhe njehë mendinet e të tjerëve.
Kur ai lexonë shkrimet dhe gjuhën e kundërshtarëve.
Nuk mjafton vetëm me analiza dhe projudikime por studjon trurin dhe programin e tyre në mënyrë të detajuar.
Hulumtuesi ka fuqi intelektuale
të lexojë bukur aktualitetin dhe nijetin e synimet e të tjerëve.
Sot një hulumtues me identitet kritik dhe reagues është shumë më i dobishëm se bomba atomike për të mbrojtur një popull.
Prandaj habitem kur ndëgjojë sot një “selefist: apo… !?
IbnTejmie nuk ka jetuar në kohën e digjitalizuar.
Por shikoe si ka mundur të i tubojë dhe shpjehojë dhe peshojë drejtë të gjitha lëvizjeve me bindje të gabuara.
Sot këta apo ne duhet të turpërohemi nga këta njerëz.
Këta nuk kanë punuar me rrjetin social si ne por kanë punuar me sinqeritet dhe nijet të pastërt për ate edhe kanë pasur shumë suksese në interpretimin dhe komentimin e fjalës së drejtë.
Nëse dhikon biografinë dhe dt.e lindjes dhe dt. e vdekjes kanë jetuar jo shumë gjatë , por puna dhe vepra e tyre të bën përshtipje sikur ka jetuar 300 vjetë.
Respekti ndaj fjalës së drejtë sikur ka humbur sot.
Fjala e drejtë nuk peshonë në mizanin dhe peshoren e vlerave aktuale.
Prandaj edhe nuk jemi të gatshëm të nxjerim hulumtues dhe muxhtehid të duhur me argumente të sakta apriori.
Kemi nevojë të studjojmë historinë e mendimit.
Populli dhe feja nuk vdes nga urija dhe luftrat.
Por populli dhe feja vdes nga vdekja e studimit të mendimit.
Ne shume gabojmë kur lejojmë një mendimn të pa studjuar që importohet.
Sepse ideja, mendimi, feja nuk vdes siç vdedin njerëzit.
Ata jetojnë dhe zhvillohen.
Prandaj duhet të kemi shumë kujdesë si mendojmë, si hulumtojmë dhe nga kush kërkojmë ndihmë mendore dhe politiko ekonomike.
Njeriu nga natyra dëshiron të ndryshojë .
Por asnjëherë me ide dhe mendime të blera dhe të pajustifikuara fetarisht dhe kombëtarisht.
Trashëgimia jonë shqiptare duke përqafuar fenë e paqes dhe të selametit mjaftonë të ripërtërijë dhe motivojë gjeneratat e reja në trevat tona shekullore.
Të fillojmë të ecim me këmbët tona dhe të mendojmë me kokën tonë.
(xhxhxh!)

Related posts

Shtëpinë që nuk e ke ndërtuar, nuk ia di vlerën!

Gjyla Halili

Selver Xhemaili: Dëmtimi i vakëfit

Gjyla Halili

Letër komandant Ahmet Kaçikut

admin