AKTUALE

Osmani takon Begajn dhe nënkryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj dhe nënkryetarin e parlamentit në Mal të Zi, Nikollë Camaj.

Osmani po merr pjesë në ngjarjen e Procesit të Bërdo Brione që këtë vit po mbahet në Tivat të Malit të Zi, nga ku ka postuar një fotografi në Facebook.

“Me Presidentin Begaj dhe përfaqësues shqiptarë në Mal të Zi”, ka shkruar Osmani.

Osmani është takuar edhe me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanovic, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen kroate për Kosovën.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: NUK KA QEVERI PA VLEN-in!

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Kryetari në ikje Bilall Kasami ik dhe nga debati i pestë me rradhë

Gjyla Halili

Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE

admin