AKTUALE

Bajram Rexhepi: Kryetari në ikje Bilall Kasami ik dhe nga debati i pestë me rradhë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës Bajram Rexhepi, ka bërë të ditur se dhe sot në debatin në Tv. Koha të pestin me rradhë, kryetari në ikje Bilall Kasami ka zgjedhur të ikë nga përballja publike.

“Nga përballja ik vetëm ai që ka diçka apo shumëçka për të fshehur”- ka shkruar Rexhepi.

Ja postimi plotë:

Edhe në debatin e fundit, të pestin me radhë për Tetovën, në TV Koha, kryetari në ikje sërish zgjodhi të ikë nga përballja publike!
Nga përballja ik vetëm ai që ka diçka apo shumëçka për të fshehur!
👉Nuk ka asgjë më të rëndësishme në një garë politike sesa ballafaqimi me faktet dhe të vërtetën përpara qytetarëve.
Sidoqoftë, qytetarët shohin, vlerësojnë dhe të dielën do të vendosin me votë.

Banner

Related posts

LDK-ja do të kërkojë komision hetimor për “keqpërdorimet me rezervat shtetërore”

admin

Deputetët e VMRO-së provojnë të kalojnë kufirin me Bullgarinë me pasaportë me emrin e vjetër, reagon Xhaferi

Gjyla Halili

Mickoski paralajmëroi kredi të re shtetërore për financimin e projektit Hekurudha Korridori 10

Gjyla Halili