AKTUALE

Hap dyert panairi më i madh shqiptar “Global Albanian Gastronomy Festival”

Dje, në Berlin filloi panairi më i madh i tregtar shqiptar “Global Albanian Gastronomy Festival”.
Inaugurimi i këtij panairi ishte një ngjarje madhështore, e cila tërhoqi më shumë se 1000 vizitorë dhe ekzibitorë, dhe mbi të gjitha bëri bashkë shqiptarë nga të gjithë trevat dhe gastronomë nga e gjithë bota për të treguar potencialin tonë kulturor dhe ekonomik.

Teksa në Berlin pritet 10 vjetori i “Open Ballkan”, 110 kompani ekzibitore nga Shqipëria, Kosova, Maqedononia e Veriut dhe Mali i Zi treguan se janë gati për tregun evropian me produktet dhe shërbimet e tyre cilësore. GAG Festival, përgjatë 2 dhe 3 tetorit, përvec panairit tregtar do të ketë 50 panelistë, 10 cooking show, 1 mbrëmje gala dhe një ceremoni të ndarjes së cmimeve.

Inaugurimi u nderua me praninë e figurave të rëndësishme politike shtetërore, të cilët ndanë mesazhe frymëzuese për potencialin e gastronomisë shqiptare dhe impaktit të saj në gastro-diplomaci dhe gastro-turizëm.

Ndër ta ishin znj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës; z. Florian Hauer, Sekretar Permanent për Çështje Federale dhe Evropiane në Shtetin e Berlinit, z. Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë. z. Izet Mexhiti, Zëvendës Kryeministër i Maqedonisë së Veriut; znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë në Republikën e Kosovës.
Pas fjalimeve frymëzuese, dita vazhdoi me katër panele të ndryshme që trajtuan tema të rëndësishme për “Agroturizmin Shqiptar – mundësitë për të investuar në Shqipëri dhe Kosovë”, për “Potencialin Kapitalit të Diasporës Shqiptare në Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor”, për Historitë Frymëzuese të Gastronomëve Shqiptar kudo në botë.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua shkollave profesionale, të cilat luajnë një rol kyç në formësimin e të ardhmes së sektorit të gastronomisë shqiptare. Në një skenë paralele kuzhinjerë të ndryshëm nga trevat shqiptare performonin “Cooking Shows”. Gjithashtu, u inagurua edhe në Berlin, gati për t;i eksportuar jashtë vendit edhe Bar’i Modular i gjithi “ Made in Kosova”.
Ky panair jo vetëm që promovoi kuzhinën shqiptare, por gjithashtu e shndërroi Berlinin në një qendër të kulturës dhe traditave shqiptare për një ditë, duke e bërë atë të flasë shqip.

Ky festival ishte një dëshmi e pasurisë kulturore shqiptare dhe një mundësi e shkëlqyer për të festuar identitetin tonë në një skenë ndërkombëtare.

Banner

Related posts

Agim Nuhiu: Sot qëndruam në Institutin Shkencor për Histori Kombëtare pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës!

admin

Familja Gjonaj njofton ndarjen nga jeta të nënës, motrës dhe gjyshes Roza (Zagreda) Gjonaj

Gjyla Halili

Bdi: Emërimi i Goran Naumoskit drejtor në Podgorc  të Strugës, provokim i hapur ndaj banorëve shqiptarë

Gjyla Halili