AKTUALE

Bexheti: BDI është e vetmja forcë që përfaqëson shqiptarët në mënyrë të denjë

Banner

Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, së bashku me shefin e shtabit politik të Çairit, Bujar Osmani sonte kanë realizuar takim me mbi 50 qytetarë nga Çairi, Saraji dhe Shkupi të cilët kan sjellur vendimin e drejtë për tu larguar nga partitë e tjera dhe janë bashkuar Bashkimit Demokratit për Integrim.

Mesazhi është i qartë: koha ka ardhur për çdo shqiptar që kërkon përfaqësim dhe ndryshim të kthehet te BDI dhe Lideri i shqiptarëve z. Ali Ahmeti, ka shkruar Bexheti.

Postimi i tij:

Sot, mbi 50 qytetarë nga Çairi, Saraji dhe Shkupi morën vendimin e drejtë për t’u larguar nga partitë që i përfaqësonin dhe për t’iu bashkuar BDI-së. Këta njerëz po kërkojnë një ndryshim të vërtetë, duke shprehur lodhjen e tyre nga strukturat e dobëta dhe të margjinalizuara që nuk kanë arritur të kontribuojnë për shqiptarët. Ata e dinë se përfaqësimi i vërtetë vjen vetëm nga një strukturë me ndikim si Bashkimi Demokratik për Integrim.

Shqiptarët janë të ftuar të largohen nga partitë që kanë shkatërruar mundësitë e ndryshimit dhe kanë pasur interesa personale. BDI është e vetmja forcë që mund të përfaqësojë shqiptarët në mënyrë të denjë dhe të ndikojë për ta. Mesazhi është i qartë: koha ka ardhur për çdo shqiptar që kërkon përfaqësim dhe ndryshim të kthehet te BDI dhe Lideri i shqiptarëve z.Ali Ahmeti.

Banner

Related posts

Dauti: Interpelanca nuk është kundër meje, por kundër personave të cilët luftojnë për trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët

Gjyla Halili

“Pushteti po dridhet, është në përpëlitje”, Berisha mesazh Ramës: Po bën përpjekje të tmerrshme për të penguar pluralizmin, por opozita do triumfojë

admin

Shoqata “Malësia e Madhe” Association – New York letër urimi Presidentit të Klubit të Futbollit “Deçiq”, Pal Dreshaj

Gjyla Halili