AKTUALE

ZZHTI dhe XHETRO do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim

Banner

Drejtoria për Zona zhvillimore teknologjike industriale ZZHTI dhe Organizata japoneze për tregti të jashtme XHETRO do të zbatojnë aktivitete të përbashkëta për promovimin e mundësive investuese ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë.

Me memorandumin për bashkëpunim, i cili do të nënshkruhet sot në Shkup me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike-ekonomike midis Japonisë dhe Maqedonisë së Veriut, është paraparë edhe promovimi i bashkëpunimit ndërmjet kompanive japoneze dhe të Maqedonisë së Veriut në shumë sektore, si dhe në pjesën e tërheqjes së kompanive japoneze për të investuar në vend.

Në nënshkrimin e memorandumit në Klubin e deputetëve, do të marrë pjesë dhe zëvendës kryeministri për çështje dhe investime ekonomike, Fatmir Bytyçi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

ZZHTI-ja gjatë këtyre tre ditëve është nikoqir i një delegacioni japonez, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm në Ministrinë japoneze të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Takehiko Matsuo dhe drejtori i XHETRO-Vjenë, Tatuso Kamino, ndërsa në delegacion janë dhe përfaqësues të më shumë kompanive japoneze. Janë paralajmëruar edhe takime me kompani nga vendi, anëtarë të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Banner

Related posts

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Gjyla Halili

Rama organizon pritje për filantropen dhe humanitaren Emina Çunmulaj

Gjyla Halili

Përse janë kaq të veçantë? Ç’duhet të dish për Peshqit, shenjën më ëndërrimtare të horoskopit!

Gjyla Halili