AKTUALE

Zv/kryeministri i Parë Izet Mexhiti u takua me drejtoreshën e IOM-it, Vesna Bozhinovska Petrushevska

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka takuar sot një delegacion të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim – IOM, me seli në Shkup, të përfaqësuar nga Vesna Bozhinovska Petrushevska, drejtoreshë e Zyrës në Shkup dhe Vanja Llazaridis, menaxhere e projekteve të kësaj organizate.
Në takim u bisedua për projektet e IOM-it, të cilat Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i mbështet e që kanë të bëjnë me matjet e cilësisë së ajrit në komunën e Tetovës, dhe në pjesën e përfshirjes së migrimit në Planin Nacional për Përshtatje ndaj Ndryshimeve Klimatike.

Gjatë projektit të parë në Tetovë dhe rrethinat e saj, në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore, janë bërë matjet e cilësisë së ajrit përmes sensorëve të vendosur në disa lokacione, të cilat synojnë të japin informacione për ndërlidhjen e cilësisë së ajrit në qytet dhe lëvizshmërisë së njerëzve.

Në takim Mexhiti dhe Petrushevska diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në projekte në kuadër të Instrumentit Financiar të Gjelbër, i cili zbatohet në bashkëpunim me UNDP-në, dhe që kanë të bëjnë me ndërlidhjen e lëvizjeve migratore dhe ndryshimeve klimatike.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) është e pranishme në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1999, ku ofron mbështetje për nevojat humanitare të migrantëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit, përmes ndihmës direkte humanitare.

Related posts

Rina Ajdari: Iniciativë e domosdoshme për krijimin e grupit ndërpartiak në Kuvend për çuarjen përpara të Procesit të Berlinit

Gjyla Halili

Ahmeti: Banorët e Sarajit masovikisht ne balle te misionit të integrimit europian dhe të gatshëm per të thelluar fitoren e Frontit Europian më 8 maj

Gjyla Halili

Dimitrovska: Vetëm 25 përqind e institucioneve kanë dorëzuar të dhënat për veturat zyrtare

Gjyla Halili